ITALI– Artistja e mirënjohur Laura Pausini është rrëzuar teksa zbriste nga skena në fund të performancës së këngës Zero, e marrë nga albumi i fundit “Anime Parallele”.
Një këngëtare profesioniste dhe plot karizëm, u ngrit pa pushuar së kënduari. Ndërkohë videoja e këtij momenti u bë virale.
Kjo ngjarje ka ndodhur gjatë koncertit në Milano më 28 Nëntor.
Shkak për këtë incident ndoshta ishte fustani shumë i gjatë dhe çizmet me taka, por zëri dhe profesionalizmi i Laurës ishin gjithmonë triumfues, pasi ajo nuk e ndërpreu spektaklin dhe u ngrit pa pushuar së kënduari./RAI/Radar.al


