Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Bllokimi i rrugës së Aeroportit të Rinasit, policia procedon penalisht 19 persona. Sekuestrohen 2 automjete

    Grabisnin makina në Greqi dhe u falsifikonin të dhënat, arrestohen 11 shqiptarë

    Heroi i Kepit të Gjelbërt ndaj Spanjës, portieri 40-vjeçar shkruan historinë në Botëror

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Sport

    Skiatorja italiane shkëlqen me flamurin e Shqipërisë, renditet e katërta në Kupën e Botës

    January 22, 2025
    Lara Kolturi shkëlqen me flamurin e Shqipërisë, renditet e katërta në Kupën e Botës

    Lara Kolturi vijon me paraqitjen e shkëlqyera gjatë këtij sezoni në garat e Kupës së Botës. Skiatorja italiane që garon për Shqipërinë, ka regjistruar dje një rezultat të madh në etapën e radhës së Botërorit, në garën e sllallomit gjigant që u zhvillua në Kronplatz të Italisë.

    Kolturi spikati me dy zbritje shumë të mira, duke u renditur në vend të katërt. Ajo e ndali kronometrin në kohën 57.00 në zbritjen e parë, ndërsa fiksoi kohën 59.50 në zbritjen e dytë, duke e mbyllur me rezultatin total 1:56.50, për të “flirtuar” me podiumin.

    Gara e djeshme e sllallomit gjigant u fitua nga Alice Robinson e Zelandës së Re, me kohën e përgjithshme 1:55.28. Në vend të dytë u rendit Lara Gut-Behrami e Zvicrës me rezultatin 1:55.84, ndërsa podiumi u plotësua nga Paula Moltzan e Shteteve të Bashkuara të Amerikës me kohën 1:56.22. Ndërkohë, duke kaluar në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, me paraqitjen e djeshme, Lara Kolturi ka ngjitur dy shkallë, teksa tashmë klasifikohet në vendin e katërt në kuotën e 198 pikëve të grumbulluara gjatë këtij sezoni.

    Renditja kryesohet nga Alice Robinson me 300 pikë, më tej në vend të dytë pozicionohet suedezja Sara Hector me 296 pikë, ndërsa e treta klasifikohet Federica Brignone e Italisë me 200 pikë. Ndonëse vetëm 18 vjeç, Lara Kolturi po lë gjurmë që në sezonin e saj të parë mes skiatoreve më të mira të botës, duke marrë menjëherë rol protagonisteje dhe jo më kot konsiderohet si një prej talenteve më të mëdha të këtij sporti.

    Kujtojmë që gjatë këtij sezoni në Kupën e Botës, Kolturi ka bërë historinë, duke u ngjitur dy herë në podium me flamurin e Shqipërisë, pasi ka siguruar dy vende të dyta. Gara e radhës për Kolturin do të jetë në Courchevel të Francës më 30 janar, me konkurrimin në disiplinën e sllallomit./PanoramaSport

    kupa e botes Lara Kolturi
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Bllokimi i rrugës së Aeroportit të Rinasit, policia procedon penalisht 19 persona. Sekuestrohen 2 automjete

    June 15, 2026

    Grabisnin makina në Greqi dhe u falsifikonin të dhënat, arrestohen 11 shqiptarë

    June 15, 2026

    Heroi i Kepit të Gjelbërt ndaj Spanjës, portieri 40-vjeçar shkruan historinë në Botëror

    June 15, 2026

    Shqipëria i siguron BE-së se projekti i turizmit i lidhur me Kushner do të përmbushë standardet mjedisore

    June 15, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 15 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 13 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për sot, horoskopi 11 Qershor 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.