Ish-kreu i Bashkisë së Kavajës, Redjan Krali, ka reaguar me një mesazh të ndjerë pas ndarjes nga jeta të ish-kryeministrit Fatos Nano.
Në një postim në rrjetet sociale, Krali e përshkruan Nanon si mentorin dhe udhërrëfyesin e tij, duke theksuar ndikimin e tij të madh në jetën personale dhe politike.
“Lamtumirë Mentori im… Për mua nuk ishe vetëm i afërm, por një udhërrëfyes dhe një lider që më frymëzoje me mençuri e forcë.
Do të të kujtoj gjithmonë me mirënjohje, dashuri dhe respekt të thellë. U prehsh në paqe!”, shkruan Krali.


