TIRANË– Tomor Alizoti, deputeti i Partisë Demokratike i cili është drejtues politik për qarkun e Elbasanit ditën e sotme ka deklaruar se prania e Chris LaCivita do të sjellë surpriza për Partinë Demokratike.
Ndëra tjera ai thotë se lajmi ‘bombë’ do të jetë javën e fundi të fushatës, kur do të krijohet edhe një perceptim tek qytetarët. Alizoti deklaroi se në zgjedhjet e 11 majit shkojnë “totalisht për fitore”.
“Unë mendoj se do ketë ende surpriza pozitive për forcë tonë. Në fushatë elektorale javët e fundit janë dexhizive. Lajmi bombë do të jetë javën e fundit që të krijojë më shumë perceptim tek njerëzit. Unë shikoj një ngritje frymë të habitshme. Ato mitingje janë mitingje pa nëpunës, janë natyrale. Ato pallate sportesh që mbushen plot janë natyre. Kjo forcë politike ishte drejt zhbërjes dhe sot gjeti vitalitetin. Kjo forcë është i vetmi shans që të ikë ky njeri.”- u shpreh Alizoti./Radar.al
Skllavja “seksuale” e Jeffrey Epstein, Virginia Giuffre i jep fund jetës në moshën 41-vjeçare
Ledioni Liço kunja ndaj Xumit: Ai që pinte proteina do fikte dritat e BB
A është takuar me Jozin pas finales së BBV4? Loredana zbulon detaje nga raporti me të

