Blerina Kelmendi, motra e Gjestit, ka reaguar ashpër pas lajmeve të fundit që qarkullojnë në rrjete sociale lidhur me raportin e saj me ish-partneren e Gjestit, Diellzën, dhe marrëdhënien me partneren aktuale, Eglin. Në një postim në Instagram, Blerina ka mohuar çdo përfshirje në historinë që po përflitet dhe ka dënuar përdorimin e emrit të saj dhe të vajzës në lajme që, sipas saj, nuk bazohen në të vërtetën.
“Më vjen keq që përdoret vajza që s’ka të bëjë me këtë histori dhe i lidhin gjërat që s’kanë të bëjnë me realitetin”, shkruan ajo, duke e cilësuar situatën si “turpëruese”. Reagimi i saj vjen pas spekulimeve se afërsia e saj me Diellzën mund të ketë ndikuar në distancën me Eglin, spekulime të nxitura nga fakti se ajo nuk e ndjek Eglin në rrjete sociale.

Blerina shprehet e lodhur nga aludimet dhe kërkon që emri i saj të mos përfshihet në histori të pavërteta. Ajo ngre gjithashtu shqetësimin për shkeljen e privatësisë në rrjete sociale, duke pyetur me ironi se “cila nga shoqet e mia do të përdoret tani”.
Deri tani, as Gjest Kelmendi dhe as Egli nuk kanë bërë ndonjë reagim publik lidhur me këtë çështje.


