Tragjedia që goditi Gjestin, fituesin e edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania, pas ndarjes nga jeta të vëllait të tij, Eldion Kelmendi, ka tronditur publikun dhe personazhe të shumtë të showbiz-it shqiptar.
Rrjetet sociale u mbushën me mesazhe solidariteti dhe dhimbjeje nga kolegë, artistë, gazetarë dhe miq të afërt.
Producentja e BBVA, Sara Hoxha, shkroi në Instagram:
“Dhimbje e madhe. Ngushëllime Gjestit dhe familjes Kelmendi!”
Gazetari Vullnet Krasniqi, bashkë me Gjestin në BBVK, shtoi:
“Me zemër dhe mendje te Gjesti. Ngushëllime, shpresoj ta gjesh forcën me kalu këtë humbje”.
Artistë të njohur si Yll Limani reaguan:
“Shumë e randë me ni lajme t’kqija si ky… Ngushëllime Gjestit dhe familjes Kelmendi! Zoti ju dhashtë forcë me përballu këtë humbje… Pusho në paqe, Eldion”.
Edhe Olta Gixhari shkroi:
“Lajme kaq të zeza mos dëgjofshim kurrë. Ngushëllime familjes Kelmendi. Zoti ju dhëntë forcë në këtë tragjedi! Jeta është e padrejtë”.
Livia Brunga ndau dhimbjen e saj me fjalë të thjeshta, por të fuqishme:
“Çdo fjalë është e tepërt, dhe çdo fjalë nuk mjafton. Më dhemb zemra përballë këtij lajmi. Një përqafim të sinqertë familjes Kelmendi!”
Ngushëllime të ndjera u shprehën edhe nga Lela Seferi, Juliana Nura, Alaudin Hamiti, Capital T, Gresa Gashi, e cila njoftoi se emisioni i saj “S’je ti që vendos” nuk do të transmetohej atë natë nga respekti për dhimbjen e Gjestit, si dhe shumë të tjerë nga bota e artit dhe medias.