Site icon Informohu siç duhet

Lajm i mirë! Gjendet në Tiranë 15-vjeçari shkodran që humbi gjurmët para dy ditësh

Lajm i mirë! Gjendet 15-vjeçari shkodran që humbi gjurmët para dy ditësh

Ditën e sotme ju raportuam se një 15-vjeçar i identifikuar si Aurel Bibaj nga Postriba e Shkodrës kishte humbur kontaket me familjen e tij prej dy ditësh.

Lajmin e bëri vetë me dije babai i të miturit i cili kërkonte ndihmë për të gjurmuar mbi gjetjen e djalit të tij.

Para pak çastesh Agim Bibaj na zbuloi lajmin e mirë.

Nëpërmjet një videoje të postuar në rrjet, Bibaj shprehet se djali u gjet nga policia dhe fatmirësisht gëzon shëndet të mirë.

15 vjeçari është gjetur në zonën e Babrrusë në Tiranë ndërsa ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

Exit mobile version