Informohu siç duhet

LAJM I FUNDIT/ Zbardhet vendimi i Apelit për Salianjin, mund t’i bëj rekurs në Gjykatën e Lartë

Ervin Salianji

TIRANË– Është zbardhur vendimi i Gjykatës së Apelit, ku një ditën e djeshme la në fuqi vendimin e Shkallës së Parë për dënimin me një vit burg të Ervin Salianjit.

Gjithashtu në vendimin e Apelit thuhet se Fredi Alizoti akuzohet për veprën penale Kalim i Paligjshëm i kufrit shtetëror dhe kallëzim i rremë i kryer në bashkëpunim.

Ndërkohë gazetari Jetimor Olldashi akuzohet për kallëzim të rremë i kryer në bashkëpunim.

Gazetari Olldashi është i pandehur dhe me masë sigurimi detyrim paraqitje.

VENDIMI:

1. Mospranimin e ankimit të ushtruar nga i pandehuri Fredi Alizoti, ndaj vendimit Nr. 2900, datë 18.12.2019 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. 2. Lënien në fuqi të vendimit Nr. 2900, datë 18.12.2019 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Kundër vendimit lejohet rekurs në Gjykatën e Lartë brenda 45 ditëve duke filluar ky afat nga e nesërmja e komunikimit të vendimit. U shpall në Tiranë, sot më datë 26.09.2024.

 

Një ditë më parë, të enjten e 26 Shtatorit, Gjykata e Apelit la në fuqi dënimin me 1 vit burg për deputetin e PD-së, Ervin Salianjin, për akuzën e “Kallëzimit të rremë” për rastin e audio-përgjimit ku pretendohej se vëllai i ish ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, ishte përfshirë në një episod trafiku droge.

Menjëherë pas vendimit, Salianji foli para gazetarëve për një vendim politik, duke u shprehurse do të bëjë fushatë edhe nga burgu.“Dosje e kopsitur nga fillimi në fund. Vendimmarrje politike. Do ta shohin si do të shkojë historia. Jam i nderuar dhe kam medalje që shndrit në karrierën politike. Do e ankimoj vendimin dhe do ndjekim procedurat e tjera gjyqësore.”-deklaroi ai.

Exit mobile version