Një tjetër ekzekutim mafioz ka tronditur vendin të dielën e 1 dhjetorit. Pasdrekën e kësaj të diele, në Ndroq, është ekzekutuar me armë zjarri një person i identifikuar si Alfred Dedja.
Ngjarja ka ndodhur pranë lokal Kështjella në Ndroq.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punohet për sqarimin e saj si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit të vrasjes.
Rrethanat e ekzekutimit janë ende të paqarta. Megjithatë, raportime të tjera nga terreni tregojnë se ngjarja ka ndodhur brenda në lokal ku viktima ka qenë duke pirë kafe.
Dyshohet se një person është afruar nga jashtë, ka hyrë brenda dhe ka qëlluar mbi viktimën.
Paraprakisht u raportua nga dëshmitarët okulare se ka qenë një person në lëvizje në këmbë që ka qëlluar viktimën dhe më pas është larguar me një automjet tip “Benz ML”, me ngjyrë të zezë..
Radar.al


