Prokuroria e Tiranës, ditën e sotme kërkoi burg të përjetshëm për autorin e dyshuar si vrasësi i vëllezërve Gramoz dhe Xhentil Bardhi.
Roland Pula, njeriu që po kërkohet nga policia e Krujës, si autor i dyshuar i vrasjes së dy vëllezërve Gramoz dhe Xhentil Bardhi rezulton me rekorde kriminale.
Pula, njihet nga policia e Krujës, si person me precedentë penale, kryesisht në vjedhje dhe kultivim të lëndëve narkotike. Ai u arrestua në 2008, në 29 tetor 2010 Roland Pula u dënua nga gjykata e këtij qyteti me 6 muaj burgim për akuzën e “kanosjes” me armë, 4 muaj burgim për akuzën e “Plagosjes së lehtë me dashje” dhe 2 vjet burgim për akuzën e “Mbajtjes pa lejë të armëve luftarake”. Sipas burimeve, në bashkim të këtyre tre dënimeve, Roland Pula është dënuar përfundimisht me 2 vite burgim.


