Site icon Informohu siç duhet

Papa Françesku shuhet në moshën 88-vjeçare në Romë

VATIKAN- Papa Françesku është ndarë nga jeta në moshën 88 vjeçare pas problemeve shëndetësore, raporton ANSA.

Papa Françesku vdiq në Romë, në Casa Santa Marta, ku ishte transferuar pasi doli nga spitali Gemelli.

Lajmi për ndarjen e tij nga jeta u dha nga Kardinali Farrell i cili deklaroi: “Të dashur vëllezër dhe motra, me dhimbje të thellë më duhet të njoftoj vdekjen e Atit tonë të Shenjtë Françesku. Në orën 07:35 peshkopi i Romës u kthye në shtëpinë e Atit. E gjithë jeta e tij iu kushtua shërbimit të Zotit dhe kishës së Tij. Ai na mësoi të jetojmë vlerat e Ungjillit me besnikëri, guxim dhe dashuri universale, veçanërisht në favor të më të varfërve dhe më të margjinalizuarve. Me mirënjohje të pamasë për shembullin e tij si dishepull i vërtetë i Zotit Jezus, ne e përgëzojmë shpirtin e Papa Françeskut në dashurinë e pafundme të mëshirshme të Zotit Një dhe Triuni.”/Radar.al

“Më kujtohet kur isha lakuriq”/ Rama batuta me Majkon! Deputeti: Tani e kemi veshur ne

Berisha në Pukë: Do bëjmë kujdes për shëndetin

2 mijë euro ryshfet/ SPAK njoftim për arrestimin e zyrtarëve të policisë rrugore

Exit mobile version