Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në autostradën Lezhë-Laç.
Burimet bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur pranë kryqëzimit të fshatit Markatomaj.
Siç mund ta shikoni dhe nga pamjet, dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën.
Si rrjedhojë e përplasjes një grua ka mbetur e lënduar.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.


