Tensionohet sërish situata në protestën e opozitës, teksa deputetët e PD janë përplasur me efektivët e policisë, që po tentojnë të shpërndajnë tubuesit tek Rruga e Elbasanit.
Deputeti Flamur Noka është bërë sërish protagonist edhe këtë herë duke goditur me grusht në fytyrë shefin e Komisariatit nr.1.
Nga pamjet e shpërndara në rrjet dëgjohen persona pranë tij teksa i thërrasin “o Noka qetësohu”
Policia ka kërkuar herë pas herë që të lirohen rrugët, pasi kjo përbën vepër penale, por kjo thirrje është refuzuar nga demokratët.
Po ashtu deputeti i PD, Flamur Noka pretendon se në mes të protestuesve ka efektivë policie që janë të armatosur.


