Kryeministri Edi Rama ka zbuluar sonte se do të kandidojë për deputet në qarkun e Tiranës në zgjedhjet e 11 Majit.
Rama deklaroi sot se do të jetë bashkë më skuadrën e Tiranës në këtë fushatë, pas arrestimit të Erion Veliajt tre muaj para zgjedhjeve.
Ai shtoi se në 11 maj Tirana do t’i japë Partisë Socialiste numrin më të madh të mandateve që ka marrë ndonjëherë ndonjë parti.
“Më 11 maj, falë edhe blerjes së fundit të skuadrës, marrjes së Braçes në Tiranë, kutitë e votimit do jenë një mavi flakëritëse cep më cep në çdo njësi, në çdo lagje, në çdo qendër. Patjetër vetvetiu falë edhe asaj që ndodhi dje edhe për mua është e qartë se duhet të jem në Tiranë bashkë me gjithë skuadrën. Edhe nuk diskutohet më 11 maj Tirana do i japi Shqipërisë numrin më të madh që i ka dhënë ndonjëherë të deputetëve”, tha ai.


