Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    “Inshallah” nga Anne Hathaway bëhet virale, fansat reagojnë masivisht

    Trump zgjat armëpushimin me Iranin, SHBA mbajnë “bllokadën detare” në gatishmëri

    Nëna denoncoi të birin pasi pranoi vra*jen e trefishtë në Podgoricë, detaje nga ngjarja ku mbetën viktima dhe dy vëllezër shqiptarë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kryesore

    La pas 2 fëmijë e gruan shtazënë/ Shqiptari i merr jetën grekut. Vëllai i viktimës: Po pinin bashkë kur papritmas…

    January 2, 2025
    La pas 2 fëmijë e gruan shtazënë/ Shqiptari i merr jetën grekut. Vëllai i viktimës: Po pinin bashkë kur papritmas...

    Një ngjarje tragjike ka ndodhur së fundmi në Greqi, ku një shqiptar i identifikuar si Liridon Gushali alias Liridon Hoxha dhe tre shtetas grekë, akuzohen për vrasjen e një të 34-vjeçari grek,pas një sherri në hyrjen e një lokali nate.

    Burimet bëjnë me dije se vëllai i viktimës ka rrëfyer detaje nga ngjarja, duke e cilësuar ngjarjen si një “vrasje gjakftohtë”.

    Sipas dëshmisë së tij, konflikti nisi pas një përplasjeje për motive të dobëta, ndërsa viktima, që ndodhej nën ndikimin e alkoolit, kishte debatuar me grupin.

    “Është vrasje gjakftohtë. Ai u godit dy herë me thikë dhe më pas u qëllua. Nuk e di saktësisht se kush ishte arsyeja dhe kunati që ishte me të nuk tha shumë. U grindën thotë ai për një arsye të parëndësishme, edhe vëllai im ishte pak i dehur, duket se i thanë të mos pijë e të mos dalë dhe ai nuk ka ngritur shumë dhe i ka rrahur në dru. E nxorën jashtë, i sollën një thikë dhe njëri prej tyre i tha “ti e di kush jam unë,” tregon vëllai i tij.

    Sipas vëllait të viktimës, i ndjeri u godit dy herë me thikë dhe më pas gjashtë herë më armë, duke ndërruar jetë në vend.

    Ai gjithashtu tha se  “kumbarët” – individë që kontrollojnë zonën dhe ofrojnë mbrojtje në mënyrë kriminale – janë të lirë të veprojnë pa ndërhyrje nga policia.

    “Kumbarë janë të gjithë ata që shesin mbrojtje dhe policia nuk bën asgjë. Ai doli dhe e goditi dy herë me thikë dhe gjashtë herë e qëlloi”, pohon vëllai i viktimës. Madje, siç tha ai, ata vetë e kanë sulmuar në të kaluarën.

    Ndonëse hetimet për zbardhjen e ngjarjes vijojnë, familja e viktimës kërkon drejtësi për humbjen e djalit të tyre.

    Mësohet se viktima ishte baba i dy fëmijëve dhe së shpejti priste të tretin, pasi gruaja e tij është shtatzënë.

    Si ndodhi ngjarja?

    Ngjarja mësohet se ka ndodhur pak pas orës 5 të mëngjesit në rrugën e Korfuzit.

    Gjithçka nisi kur viktima, i cili ndoshta ishte nën efektin e alkoolit, donte të hynte në një klub nate me dy shokë të tjerë të tij.

    Në derë ka qenë njëri prej autorëve, i cili ka refuzuar hyrjen e grupit, për pasojë ka pasuar fillimisht një konflikt verbal. Grupi i viktimës është larguar dhe pas rreth një ore kanë lënë një takim me grupin e portierëve, ose kanë pritur mbylljen e dyqanit, sepse janë takuar sërish, këtë herë në një rrugicë ngjitur me pedonalen kryesore të qytetit.

    Në vetëm pak minuta situata ka agravuar dhe gjatë përleshjes autorët (katër në numër), kanë plagosur për vdekje me thikë 34-vjeçarin, duke e goditur dy herë në anën e majtë të trupit, konkretisht në brinjë dhe ijë.

    Sipas burimeve të policisë, njëri prej autorëve ka qëlluar me pistoletë gazi më shumë se pesë herë.

    Ndonëse viktima është dërguar me autoambulancë në spitalin e Serresit, pak kohë më vonë ka dhënë frymën e fundit.

    Me të mbërritur në vendngjarje ku ndodhi ngjarja e përgjakshme, policia ka lokalizuar dhe ka sekuestruar 6 gëzhoja nga një pistoletë.

    Disa orë më vonë u arrestuan dy nga katër autorët, një 29-vjeçar nga Shqipëria dhe një 27-vjeçar nga Greqia.

    Autoritetet kanë nisur një gjueti për gjetjen dhe arrestimin e dy të tjerëve, një 28-vjeçar dhe një 30-vjeçar. Dosja e ngritur për rastin akuzohet për vrasje me dashje dhe bashkëpunim.

     

    flet vellai i viktimes Korfuz Po festonin e po pinin Shqiptari i merr jetën grekut
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    “Inshallah” nga Anne Hathaway bëhet virale, fansat reagojnë masivisht

    April 21, 2026

    Trump zgjat armëpushimin me Iranin, SHBA mbajnë “bllokadën detare” në gatishmëri

    April 21, 2026

    Nëna denoncoi të birin pasi pranoi vra*jen e trefishtë në Podgoricë, detaje nga ngjarja ku mbetën viktima dhe dy vëllezër shqiptarë

    April 21, 2026

    “E hodhën si plehra”/ Nëna e 19-vjeçares shqiptare në Greqi kërkon drejtësi për vajzën e saj

    April 21, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 21 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 20 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Mundësi të reja në horizont/ Tre shenjat e Horoskopit që do të përjetojnë ndryshime të mëdha deri në fund të Prillit

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.