Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Gjirokastër, procedohet 33-vjeçari për përhapje lajmesh të rreme që shkaktuan panik në rrjetet sociale

    Trump paralajmëron Iranin: Nëse armëpushimi dështon, rikthehen sulmet

    Drejtori i FBI-së Kash Patel padit “The Atlantic” për shpifje, kërkon 250 milionë dollarë dëmshpërblim

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kryesore

    La 500 punonjës pa punë/ Salianji: Bashkëpunim kriminal mes qeverisë dhe Kurum, shifrat tregojnë…

    September 4, 2024
    500 të papunë/ Mbyllet “KURUM”, Konfederata e Sindikatave: Investime të fryra e përfitime të padrejta

    Deputeti Ervin Salianji ka akuzuar qeverinë e kryeministrit Rama se po bashkëpunon në kurriz të 500 punonjësve që kanë mbetur të papunë nga kompania Kurum.

    Sipas tij shifrat nuk tregojnë vështirësi financiare të kompanisë dhe pse ajo këtë dha si shkak për mbylljen e dy fabrikave në muajin gusht.

    “Të dhënat zyrtare tregojnë se xhiro vjetore për vitin 2023 të shoqërisë Kurum ishin 377.3 milionë euro, ndërsa fitimi ishte 52.8 milionë euro, çka nuk duket të jenë aspak treguesit e një shoqërie në vështirësi ekonomike apo në pamundësi për të shlyer detyrimet ndaj punonjësve të saj. Por, loja me largime e kthime në punë, me ndërhyrjen e eksponentëve të Partisë Socialiste, ka për qëllim përfitimet politike duke mbajtur varur fatin ekonomik të 500 familjeve të Elbasanit”.

    Postimi i plotë

    Veprimtaria dhe bashkëpunimi kriminal mes qeverisë dhe Kurum nuk është vetëm tek helmet por u shpërfaq e plotë sot dhe në kurriz të 500 punonjësve dhe familjeve të tyre!

    Në 1 dhe 15 Gusht, kompania Kurum mbylli fabrikat e prodhimit të çelikut dhe petëzimit, duke larguar 500 punonjës nga puna. Megjithëse lajmi u bë publik në kulmin e skandalit të mbetjeve toksike të nisura nga Shqipëria, kompania deklaroi se këto largime kanë të bëjnë me vështirësitë ekonomike të shkaktuara nga ulja e çmimit të çelikut dhe rritja e kostove. Kompania merrte përsipër asokohe që do të vazhdonte të paguante punonjësit edhe për 3 muaj pas largimit.

    Ndërsa sot, pas disa “negociatave” të suksesshme, kryetari i Bashkisë Elbasan, u shfaq “triumfator” duke premtuar se asnjë punonjës nuk do të largohet dhe do të vazhdojnë të marrin një pagë 35 mijë lekë bruto në muaj, më të ulët se edhe paga minimale 40 mijë lekë në muaj e parashikuar me ligj. Si pa të keq, kryebashkiaku si përfaqësues i PS pranoi se kjo është një situatë e përsëritur, ku 500 familje jetojnë në pasiguri për të ardhurat e tyre.

    Të dhënat zyrtare tregojnë se xhiro vjetore për vitin 2023 të shoqërisë Kurum ishin 377.3 milionë euro, ndërsa fitimi ishte 52.8 milionë euro, çka nuk duket të jenë aspak treguesit e një shoqërie në vështirësi ekonomike apo në pamundësi për të shlyer detyrimet ndaj punonjësve të saj. Por, loja me largime e kthime në punë, me ndërhyrjen e eksponentëve të Partisë Socialiste, ka për qëllim përfitimet politike duke mbajtur varur fatin ekonomik të 500 familjeve të Elbasanit.

    Megjithëse mediat raportuan gjërësisht mbi “zbarkimin” e Inspektoriatit të Punës në ambientet e Kurumit në Elbasan për të hetuar largimet masive, deri më tani asnjë raport apo konkluzion nuk ka dalë nga këto “hetime”. Duket se institucionet shtetërore kanë vendosur të heshtin, ashtu siç heshtën në rastin e transportimit të mbetjeve të rrezikshme nga Porti i Durrësit.

    Por, nëse Qeveria, Bashkia dhe Kurum kanë vendosur të luajnë me të ardhurat e 500 familjeve të Elbasanit për interesat e tyre politike, Partia Demokratike është në krah të punëtorëve dhe do të bëjë gjithçka mundet për të siguruar se askush nuk mund të tallet me punën dhe dinjitetin e tyre.

    kurum pagat e punetoreve Salianji
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Gjirokastër, procedohet 33-vjeçari për përhapje lajmesh të rreme që shkaktuan panik në rrjetet sociale

    April 20, 2026

    Trump paralajmëron Iranin: Nëse armëpushimi dështon, rikthehen sulmet

    April 20, 2026

    Drejtori i FBI-së Kash Patel padit “The Atlantic” për shpifje, kërkon 250 milionë dollarë dëmshpërblim

    April 20, 2026

    Selin Bollati flet pas fitores së “Big Brother VIP 5”: Rrugëtimi im u mat me zemrat që preka

    April 20, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 20 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Mundësi të reja në horizont/ Tre shenjat e Horoskopit që do të përjetojnë ndryshime të mëdha deri në fund të Prillit

    Parashikimi i horoskopit për sot, 19 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.