Policia ka publikuar pamjet nga arrestimi i autorit të vrasjes së 72-vjeçarit, Faik Ajdini në Memaliaj.
Siç shihet, autori 23 vjeçar, qendron me kokën drejt dhe i qetë, teksa mban veshur rroba me krahë të gjata.

“Për shkak të konflikteve për motive të dobëta mes viktimës Faik Ajdini dhe bashkëshortëve Skënder dhe Darovi Ajdini, këta të fundit kanë nxitur shtetasin Blerti Kanushi 23 vjeç dhe i kanë siguruar kushtet dhe mjetet për të kryer vrasjen. Ky shtetas në bashkëpunim me Skënder Ajdinin më 19 gusht në 7 të mëngjesit kanë kryer vrasjen me thikë të Faik Ajdinit. Më pas Blerti Kanushi është larguar nga vendi i ngjarjes. Pas krimit, Skënder Ajdini dhe Darovi Ajdini kanë kryer veprime për pengimin e zbulimit e të vërtetës. Bledar Ajdini, djali i çiftit ka përkrahur autorin e krimit” sqaroi Policia.


