Vitamina C është një nga vitaminat më popullore në botë. Ajo ka aftësinë që ka në të luftuarit e të ftohtit dhe forcimin e sistemit imunitar.
Duke qenë se vitamina C tretet në ujë dhe organizmi nuk arrin ta prodhojë vetë, njeriu duhet të ushqejë trupin vazhdimisht me këtë vitaminë. Rregulli i përgjithshëm është që të rriturit duhet të konsumojnë rreth 75-90 miligramë vitaminë C në ditë, por ka studime që rekomandojnë të paktën 500 miligramë në ditë.
Disa njerëz arrijnë të përballojnë edhe doza më të larta deri në 2000 miligramë vitaminë në ditë. Ndaj sasia e 500 miligramëve konsiderohet një kufi i shëndetshëm, por kur bëhet fjalë për suplementë, si fillim të konsultoheni me një mjek.
Portokalle dhe kunguj të njomë
Përbërësit:
-1 kungull të njomë ose kungulleshkë
-1 portokall
-Lëngu i një gjysëm limoni të shtrydhur
-1 lugë gjelle me fara lini
-1 filxhan me kuba akulli
Kur vjen puna tek lëngjet e plota, kungulli i njomë futet në listën e artikujve të anashkaluar. Por niveli i lartë i kaliumit dhe vitaminës B6 e bën kungullin të domosdoshëm për këto lëngje.
Vitamina B6 ndihmon në trajtimin e disa çrregullimeve psikologjike dhe fizike, duke nisur që nga sëmundjet e zemrës, depresioni, gurët në veshka dhe humbja e kujtesës.
Portokalle, spinaq dhe luleshtrydhe
Përbërësit:
-42 gramë spinaq
-1 portokalle e qëruar
-Gjysëm filxhani me luleshtrydhe
-Gjysëm lugë çaji me kanellë
-1 filxhan me qumësht me pak yndyrë
-1 filxhan me kuba akulli
Ky lëng është i pasur me fibër dhe plot shije. Portokalli dhe luleshtrydhet të sjellin pranverën ndërkohë që spinaqi shumë i pasur me hekur i dhuron energji të menjëhershme organizmit.
Kanella i jep një dimension shtesë çdo lëngu dhe së bashku me qumështin e bën lëngun kremoz sipas preferencës.
Portokalle, panxhar dhe karrotë
Përbërësit:
-140 gramë karrota të prera
-1 kokërr panxhar
-1 portokall i qëruar
-1 gotë ujë
-1 filxhan me kuba akulli
Ky lëng është i pasur me fibër dietike. Panxhari është një burim i mirë i fibrës dhe kaliumit, një mineral thelbësor për muskujt, ekuilibrat e lëngjeve dhe tensionit të gjakut.
Karrotat janë ndër perimet më të ushqyeshme që ofrojnë shumë minerale dhe një sasi të konsiderushme të vitaminës A.


