Kuvendi i Shqipërisë miratoi sot emrat e deputetëve të mazhorancës për kryesitë e 11 komisioneve të përhershme parlamentare, pas zgjerimit të tyre nga 8 në 11, si dhe konfirmoi emrat e kryetarëve të opozitës për katër prej tyre.
Në seancën e sotme, deputetët e mazhorancës votuan me 77 vota pro, 1 kundër dhe zero abstenime emrat e propozuar për 7 komisione që do të drejtohen nga socialistët.
Ndërkohë, opozita caktoi kryetarët e katër komisioneve që do të udhëhiqen nga deputetët e saj:
Komisioni për Edukimin, Shkencën dhe Sportet: Luçiano Boçi
Komisioni për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën: Ina Zhupa
Komisioni për Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik: Jorida Tabaku
Komisioni për Shëndetësinë dhe Mirëqenien Sociale: Bardh Spahia
Përbërja e mazhorancës në kryesitë e komisioneve të tjera është si më poshtë:
Komisioni për Ekonominë, Punësimin dhe Financat: kryetare Milva Ekonomi, nënkryetar Erion Braçe, sekretare Zamira Sinaj
Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike: kryetar Ulsi Manaj, nënkryetar Damian Gjiknuri, sekretare Aurora Mara
Komisioni për Çështjet e Brendshme dhe Mbrojtjen: kryetar Bledar Çuçi, nënkryetar Olta Xhaçka, sekretar Ilirian Pendavinji
Komisioni për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm: kryetare Anila Denaj, nënkryetar Ceno Klosi, sekretare Ilva Gjuzi
Komisioni për Bujqësinë, Ushqimin dhe Zhvillimin Rural: kryetar Blendi Klosi, nënkryetar Fadil Nasufi, sekretar Saimir Hasalla
Komisioni për Europën dhe Punët e Jashtme: kryetar Igli Hasani, nënkryetare Bora Muzhaqi, sekretare Marjana Koceku
Komisioni për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale: kryetar Fatmir Xhafa, nënkryetar Ermal Elezi, sekretare Aulona Bylykbashi
Kuvendi gjithashtu miratoi sot projektvendimin e paraqitur nga Partia Socialiste për rritjen e numrit të komisioneve të përhershme nga 8 në 11, një hap që sipas mazhorancës synon përmirësimin e funksionimit parlamentar dhe përfaqësimit të më shumë fushave.


