Gjykata Kushtetuese i ka dhënë të drejtë Erion Veliajt për të vazhduar mandatin si kryetar i Bashkisë së Tiranës, duke rrëzuar vendimin e Qeverisë për shkarkimin e tij.
Burimet bëjnë me dije se votimi në trupën e gjyqtarëve ka qenë 5-3 në favor të Veliajt, duke shpallur të pavlefshëm vendimin e Qeverisë që kishte pasuar propozimin e Këshillit Bashkiak të Tiranës për shkarkimin e tij.
Me këtë vendim anulohet edhe dekreti i Presidentit Bajram Begaj për caktimin e datës së zgjedhjeve në kryeqytet, duke rikthyer në detyrë Veliajn si kryebashkiak.


