Gjykata Kushtetuese ka njoftuar sot se seanca e parashikuar për ditën e nesërme, ku do të zhvillohej shqyrtimi paraprak i ankimit për pezullimin e zv.kryeministres Belinda Balluku, është shtyrë.
Sipas njoftimit zyrtar, mbledhja e Gjyqtarëve do të zhvillohet më 12 dhjetor 2025. Vendimi për shtyrjen është marrë për shkak të kompleksitetit të çështjes, volumit të dokumentacionit shoqërues, agjendës së ngarkuar të gjykatës, si dhe në bazë të kërkesës së disa prej anëtarëve të saj.
Në këtë çështje, kërkues është vetë Kryeministri i Republikës së Shqipërisë.


