Ekspertët bëjnë thirrje për ndryshime
Goran Markovksi nga Universiteti i Shkupit thotë se “Në çdo rast aksidenti del se ka probleme me dokumentacionin dhe lejet, ndaj është e dukshme që sistemi ka dobësi”. Diskoteka në Koçan nuk duhej kurrë të lejohej të funksiononte për një periudhë kaq të gjatë pa masat përkatëse të sigurisë.
Kryeministri Hristijan Mickoski, i cili shkoi në vendin e aksidentit së bashku me ministrin e Punëve të Brendshme Toskovski, paralajmëroi se të gjithë përgjegjësit do të dalin para drejtësisë.
“Ajo që ndodhi është më shumë se veprimtari kriminale”, tha kreu i qeverisë një ditë pas aksidentit në Shkup. “Unë do ta quaja një vrasje masive që u lejua të ndodhë nga dikush – për shkak të parave, për shkak të korrupsionit.
Pa ndryshime fatkeqësi të tilla do të përsëriten
Drejtori i Institutit për Demokraci në Shkup, Marko Trosanovski, thotë se korrupsioni është modus operandi në shoqërinë maqedonase. “I gjithë sistemi është ndërtuar mbi klientelizëm, prandaj nuk bazohet në procedura të rregulluara, por në ryshfet dhe interesa të tjera”, tha ai në një intervistë për DW. “Korrupsioni është i përhapur, që nga mësuesit nëpër shkolla që mbyllin sytë dhe japin nota të mira e deri tek inspektorët që lëshojnë leje për një lokal nate që nuk i plotëson aspak kriteret.
Rezultati është tragjedi si fatkeqësia e Koçanit. Trosanovski mendon se fatkeqësi të tilla do të përsëriten, nëse në Maqedoninë e Veriut nuk ndryshon asgjë. “Ne kemi nevojë për ndërgjegjësim publik dhe një ndryshim në kulturë poltike në mënyrë që partitë politike të emërojnë njerëz me integritet në vend të besnikëve.
Qytetarët e Maqedonisë së Veriut bëjnë thirrje për hetim të shpejtë dhe efikas të rastit dhe ndëshkim të autorëve. Aktualisht janë 23 vetë që dyshohet se kanë lidhje me tragjedinë e klubit të natës Pulse. Mes tyre një ish-ministër, një sekretar shteti dhe drejtues të autoriteteve të ndryshme. Mësohet se ata kanë lëshuar licenca dhe leje për diskotekën./DW
Mes 4 vi*timave në Fushë-Prezë 2 ishin vëllezër, momenti kur shpërthen makina


