Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Zjarret masive në Kanada përhapin tymin në Amerikën e Veriut, autoritetet paralajmërojnë për ndotje të rrezikshme të ajrit

    Vala ekstreme e të nxehtit në Europë, mbi 12 mijë viktima shtesë gjatë muajit qershor

    Shpërthime të reja në jug të Iranit, SHBA vijon sulmet për të pestën natë radhazi

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Lajmet e fundit

    Kur festat kombëtare nxisin udhëtimet, ja zgjedhjet e shqiptarëve për të pushuar

    November 28, 2025
    Kur festat kombëtare nxisin udhëtimet, ja zgjedhjet e shqiptarëve për të pushuar

    Këtë vit festat e Nëntorit kanë sjellë një rritje të dukshme të interesit për udhëtimet, me shqiptarët që preferojnë të shfrytëzojnë këtë periudhë për të udhëtuar si brenda vendit, ashtu dhe jashtë tij. Në favor të planifikimit ka qenë padyshim pushimi zyrtar prej 4 ditësh.

    Agjencitë turistike dhe operatorët kanë ofruar një gamë të gjerë mundësish për të plotësuar kërkesat e udhëtarëve, duke e bërë këtë vit më tërheqës se kurrë për ata që kërkojnë aventura, relaksim dhe mundësi kulturore.

    Udhëtimet brenda Shqipërisë kanë mbetur një mundësi e preferuar, me destinacione të tilla si Gjirokastra, Korça, Shkodra dhe Alpet e Veriut që janë ndër më të kërkuarat, sipas komunikimeve me disa hotele në vend.

    Nga ana tjetër, agjencitë turistike kanë ofruar paketa të veçanta që përfshijnë udhëtime në fshatra tradicionale, vizita në monumente të trashëgimisë dhe mundësi për të shijuar ushqimin dhe kulturën lokale. Vlera mesatare e paketave të tilla nis me 70 euro/nata për çift.

    Përveç kësaj, shumë shqiptarë kanë preferuar të kalojnë festat e Nëntorit në bregdetin shqiptar, sidomos në Vlorë, Durrës, ku janë ofruar mundësi për të shijuar një paketë të personalizuar për çifte apo familje. Si kosto vlerësohet rreth 90 euro/nata për familje prej 4 personash.

    Nga ana tjetër, udhëtimet jashtë Shqipërisë kanë qenë gjithashtu të preferuara, me shumë shqiptarë që kanë zgjedhur destinacione të njohura europiane si Italia, Greqia dhe Austria për të kaluar festat me familjen apo për të shfrytëzuar mundësitë për blerje të sezonit Black Friday dhe ngjarje kulturore. Megjithatë, edhe këtë vit agjencitë turistike theksojnë se, udhëtimet janë më të larta se sa ata mund të matin, për shkak se pjesa më e madhe e udhëtarëve i organizojnë vetë lëvizjet e tyre jashtë.

    Megjithatë, sipas komunikimeve me operatorët, raportohet se kanë ofruar paketa të përballueshme për destinacione të tilla, me mundësi për të shkuar në qytete si Milano, Vjena, Praga, Stambolli, etj. Kosto për udhëtime të tilla nis nga 199 euro/personi, me një rritje të lehtë të çmimeve krahasuar me një vit më parë. Agjencitë raportojnë se kostot e hotelerisë në Europë këtë vit kanë qenë më të larta.

    Ndërkohë, një tendencë në rritje ka qenë udhëtimi për në vendet e Ballkanit, me Kosovën, Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi që kanë ofruar mundësi për të festuar në qytete si Prishtina, Budva dhe Shkupi, ku shqiptarët janë ndier më pranë traditave dhe ngjarjeve kulturore. Gjithashtu në këto vende hotelet kanë ofruar paketa të leverdishme all inclusive, duke nisur nga 170 euro/personi, fjetje dhe ushqim.

    Pjesë e tendencës së këtij viti është gjithashtu rritja e interesit për paketat e udhëtimit të shkurtra dhe atraktive që ofrojnë mundësi për udhëtime relaksuese. Shembull për këtë agjencitë marrin udhëtimin në Milano dhe trenin Bernina Express, kosto për të cilën vlerësohet rreth 500 euro/personi për 3 netë.

    Sipas agjencive turistike, turistët që kanë zgjedhur të lëshojnë dorën më shumë kanë zgjedhur udhëtime si Jordania, Japonia, tur në Andaluzi, apo edhe New York, kostoja e të cilave nis me 1500 euro/personi për 5-6 apo më shumë ditë.

    Vëzhgim nga kërkesat e raportuara të agjencive turistike:

    Jordani, 6 ditë, 1240 euro/personi

    Cairo – Luxor – Aswan, 7 ditë, 1795 euro/personi

    Doha, 3 ditë, 1095 euro/personi

    Japoni, 8 ditë, 3499 euro/personi

    Dubai dhe Abu Dhabi, 5 ditë, 750 euro/personi

    Madrid – Barcelonë, 5 ditë, 499 euro/personi

    Barcelona, 4 ditë, 589 euro/personi

    Stamboll, 3 ditë, 289 euro/personi

    Amsterdam, 4 ditë 449 euro/personi

    Alberobello, Otranto, Taranto, 4 ditë 329 euro/personi

    Rimini – Roma – Venecia, 4 ditë 329 euro/personi

    Rome dhe Firence, 4 ditë 419 euro/personi

    Valencia – Madrid, 4 ditë, 549 euro/personi

    Andaluzia: Malaga, Cordoba dhe Sevilje, 4 ditë, 419 euro/personi

    Malte, 4 ditë 370 euro/personi

    Ljubljana, Otocec, Ptuj, Bled, 4 dite 369 euro/personi

    Tur & Krocere në Riviera Franceze dhe Italiane, 5 dite 539 euro/personi

    Hamburg – Hannover – Bremen, 4 ditë, 450 euro/personi

    Rome – Tivoli, 3 dite, 350 euro/personi

    Budapest, 4 ditë 340 euro/personi

    Vjene dhe Prage, 4 ditë 499 euro/personi

    Varshavë – Krakov, 4 ditë 430 euro/personi

    Paris, 4 ditë, 399 euro/personi

    Paris me avion, 4 ditë, 419 euro/personi./Monitor

    ja zgjedhjet e shqiptarëve për të pushuar Kur festat kombëtare nxisin udhëtimet
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Zjarret masive në Kanada përhapin tymin në Amerikën e Veriut, autoritetet paralajmërojnë për ndotje të rrezikshme të ajrit

    July 16, 2026

    Vala ekstreme e të nxehtit në Europë, mbi 12 mijë viktima shtesë gjatë muajit qershor

    July 16, 2026

    Shpërthime të reja në jug të Iranit, SHBA vijon sulmet për të pestën natë radhazi

    July 16, 2026

    Nga Tom Cruise te Jacqueline Kennedy, ishulli privat ku elita botërore kërkonte qetësi dhe privatësi absolute

    July 16, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Paratë vijnë që nesër! E ardhmja duket premtuese për këto tre shenja horoskopi

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 10 Korrik 2026

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 9 Korrik 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.