Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    25-vjetori i Programit të Partneritetit Shtetëror, mes FA-ve dhe Gardës Kombëtare të New Jersey-t, ambasada e SHBA publikon pamjet: Mundësi për bashkëpunim me industritë e mbrojtjes

    George Clooney zgjedh Bondin e tij të preferuar dhe është…burri i Dua Lipës

    “The Simpsons” dhe teoria për finalen e Botërorit 2026: çfarë është e vërtetë?

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kryesore

    Kur do të mbyllen negociatat me BE? Dhuka tregon rrugëtimin e Shqipërisë: 2026, vit vendimtar

    January 20, 2026
    Majlinda Dhuka

    Ministrja e Shtetit dhe Kryenegociatorja për Integrimin Evropian, Majlinda Dhuka, deklaroi se viti 2026 pritet të jetë vendimtar për avancimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian, duke theksuar se vendi ka një plan të qartë dhe mbështetjen e Komisionit Evropian për mbylljen e negociatave. Sipas asaj që deklaron Dhuka, Shqipëria është në komunikim të vazhdueshëm dhe sistematik me Komisionin Evropian dhe Delegacionin e BE-së në Tiranë, të cilët ofrojnë rekomandime konkrete për përmirësimin e legjislacionit, me qëllim hartimin e ligjeve në përputhje me standardet evropiane.

    E pyetur se kur do të mbyllen negociatat me BE, Dhuka nuk tha afate kohore, duke thënë se “kjo nuk është çështje kohe, por çështje vlerësimi. Komisioni Evropian duhet së pari të certifikojë progresin e Shqipërisë”.

    “2026 është vendimtar drejt rrugës për në BE. Shqipëria ka një plan që e udhëheq punën dhe kemi mbështetjen e KE për të avancuar në drejtim të mbylljes.Ne jemi në mënyrë sistematike në komunikimi me KE dhe delegacionin e BE në Shqipëri që na rekomandojnë përmirësime me qëllim që të shkruajmë ligje më të mira të standardit evropian. Këto 12 ligje dhe të tjera shoqërohen edhe me një numër masash të forcimit të institucione për ti forcuar ato. Komisionari për mbrojtjen nga diskriminimin do të forcohet, Inspektorati i Deklarimit të Pasurive. Më tutje një numër institucione ligj zbatuese. Pra është e rëndësishme të themi që aftësia jonë është në krahun eë irë të nismave ligjore, por mbi të gjithë në zbatimin e tyre duke forcuar institucionet. Duke u nisur nga progresi i rëndësishëm në një numër masash janë rreth 24 kushte të ndërmjetme, 90 hendeqe kritike siç i quajmë në gjuhën e negociatave. Ne besojmë dhe presim me vlerësim, vlerësimin pozitiv të KE në lidhje me progresin për kushtet e ndërmjetme. Kjo nuk është çështje kohe, por çështje vlerësimi pozitiv së pari. Pra KE duhet të certifikoje progresin që Shqipëria. Ky vit është kaq i rëndësishëm për arritjen e maturitetit politik  të nismave dhe vullnetit të Kuvendit për ti jetësuar ato dhe për ti dhënë mjete të mira institucioneve të zbatimit të ligjit.  Pasi KE të japë këtë vlerësim pozitiv dhe pa asnjë paragjykim, do të jenë vendet anëtare të KiE që do ta shqyrtojnë këtë raport dhe rekomandimin që do japë KE. Aty do të presim me besim, pa paragjykuar vendimin e asnjë vendi anëtar, duke shpresuar që të gjithë së bashku ndajnë të njëjtin vlerësim se Shqipëria ka bërë progres themelor në çështjen e sundimit të ligjit, duke theksuar zbatimin e reformës në drejtësi. Pasi të marrim vlerësimin pozitiv dhe kur kjo të ndodhë, shpresojmë së shpejti, atëherë Shqipëria mund të kapërceje në rrugën e negociatave që është mbyllja e negociatave Janë mbi 100 kushte për mbylljen e negociatave. Ne kemi filluar që në 2025 për ti mbyllur. Gjatë këtij viti aspirojmë që të kemi disa lajme të tilla, por ti japim institucioneve shqiptarë mbështetjen dhe KE e vendeve anëtare vlerësimin tonë për vullnetin e tyre politik.”– tha Dhuka./Radar.al

    Dhuka integrimi ne BE Majlinda Dhuka
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    25-vjetori i Programit të Partneritetit Shtetëror, mes FA-ve dhe Gardës Kombëtare të New Jersey-t, ambasada e SHBA publikon pamjet: Mundësi për bashkëpunim me industritë e mbrojtjes

    June 12, 2026

    George Clooney zgjedh Bondin e tij të preferuar dhe është…burri i Dua Lipës

    June 12, 2026

    “The Simpsons” dhe teoria për finalen e Botërorit 2026: çfarë është e vërtetë?

    June 12, 2026

    Botërori 2026, turneu më i madh në histori: 48 skuadra dhe 104 ndeshje

    June 12, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për sot, horoskopi 11 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.