Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    25-vjetori i Programit të Partneritetit Shtetëror, mes FA-ve dhe Gardës Kombëtare të New Jersey-t, ambasada e SHBA publikon pamjet: Mundësi për bashkëpunim me industritë e mbrojtjes

    George Clooney zgjedh Bondin e tij të preferuar dhe është…burri i Dua Lipës

    “The Simpsons” dhe teoria për finalen e Botërorit 2026: çfarë është e vërtetë?

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    “Kupola e nxehtësisë” përfshin Evropën, paralajmërohen temperatura rekord deri në 39°C

    May 23, 2026

    Evropa po përgatitet për një valë të pazakontë të nxehti, ndërsa meteorologët paralajmërojnë rritje të ndjeshme të temperaturave në ditët e ardhshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik “Severe Weather Europe”, mbi pjesën më të madhe të kontinentit po formohet një fenomen i njohur si “kupola e nxehtësisë”, që mund të sjellë temperatura rekord për fundin e muajit maj.

    Në disa rajone temperaturat pritet të jenë deri në 15 gradë Celsius më të larta se mesatarja shumëvjeçare. Spanja dhe Portugalia do të jenë ndër zonat më të prekura, ku termometri mund të arrijë nga 35 deri në 39 gradë Celsius.

    Masa e ajrit të ngrohtë që po depërton nga Afrika Veriore do të zgjerohet gradualisht drejt Evropës Perëndimore dhe Qendrore. Temperaturat e larta do të përfshijnë edhe Francën, Mbretërinë e Bashkuar dhe disa vende të Evropës Qendrore, ku gjatë pasdites priten vlera nga 25 deri në 29 gradë Celsius.

    Meteorologët shpjegojnë se “kupola e nxehtësisë” krijohet kur një zonë me presion të lartë atmosferik bllokon ajrin e nxehtë mbi një territor për një periudhë të gjatë kohe. Ky fenomen shoqërohet me qiell të kthjellët, mot të qëndrueshëm dhe mungesë reshjesh, duke favorizuar rritjen e mëtejshme të temperaturave.

    Ekspertët paralajmërojnë se disa pjesë të Evropës mund të përjetojnë ditët e para ekstremisht të nxehta të vitit 2026, ndërsa autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të shmangin ekspozimin e gjatë në diell dhe të tregojnë kujdes të shtuar ndaj temperaturave të larta.

    evrope Kupola e nxehtësisë
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    25-vjetori i Programit të Partneritetit Shtetëror, mes FA-ve dhe Gardës Kombëtare të New Jersey-t, ambasada e SHBA publikon pamjet: Mundësi për bashkëpunim me industritë e mbrojtjes

    June 12, 2026

    George Clooney zgjedh Bondin e tij të preferuar dhe është…burri i Dua Lipës

    June 12, 2026

    “The Simpsons” dhe teoria për finalen e Botërorit 2026: çfarë është e vërtetë?

    June 12, 2026

    Botërori 2026, turneu më i madh në histori: 48 skuadra dhe 104 ndeshje

    June 12, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për sot, horoskopi 11 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.