Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Merz mbron kursin e reformave, opozita kritikon ashpër

    Dani Olmo në vitrinë, Çabi Alonso e do në skuadrën e tij

    “Bomba” e merkatos së verës, Olize përfundon në radarët e klubit që synon të bëhet i pamposhtur

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Kupa e Botës: Shpërdorimet me çmimet e biletave

    June 1, 2026

    Euforia për Kampionatin Botëror në Futboll(KB) në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanadadhe Meksikë është e madhe, por tani është hedhur hije për shkak të pakënaqësive të shumë tifozëve për shkak të çmimeve të tepërta të biletave dhe shitjeve jotransparente. Prokurorët e përgjithshëm të shteteve të Nju Jorkut dhe Nju Xhersit po kryejnë tani hetime kundër organizatës botërore të futbollit FIFA.

    Tifozët po detyrohen të paguajnë “çmime jashtëzakonisht të larta” për biletat, tha Prokurorja e Përgjithshme e Nju Xhersit, Jennifer Davenport. Ajo akuzon FIFA-n se po e shndërron shitjen e biletave në një “labirint konfuzioni, mungesash të krijuara artificialisht dhe çmimesh jorealiste të larta”.

    Prokurorja e Shtetit të Nju Jorkut, Letitia James, kritikon: “Tifozët duhet të marrin biletat që kanë blerë”. Edhe Kalifornia po heton dyshimet për çmime tepër të larta të biletave për KB.

    Pakënaqësia me biletat e shtrenjta dhe ndryshimet

    Për çfarë bëhet fjalë? Për javë të tëra, politika e çmimeve të FIFA-s për Kupën e Botëska shkaktuar zemërim. Biletat më të lira për fazën e grupeve, të cilat kushtojnë midis 300 dhe 600 dollarëve amerikanë, u shitën shpejt.

    Ndërkohë, çmimet e këtyre biletave kalojnë 1,000 dollarë. Organizata e tifozëve Football Supporters Europe (FSE) flet për çmime “fajdexhinjsh”. Një problem shtesë është çmimi dinamik, ku kostot rriten ose ulen në varësi të kërkesës, gjë që i zemëron veçanërisht shumë tifozë.

    Ndarja e biletave mund të kthehet si bumerang kundër FIFA-s. Në fillim, kjo organizatë futbolli shiste bileta në kategori të ndryshme, por pa vende të caktuara. Ndërsa kërkesa rritej, u futën kategori të reja. Ata që tashmë kishin një biletë u zhvendosën më pas në kategori më pak tërheqëse.

    FIFA tha në prill, pas një raporti nga New York Times, se planet e kategorive të paraqitura kishin për qëllim vetëm të ndihmonin tifozët të merrnin një ide se ku mund të ishin vendet e tyre në stadium. Pavarësisht nga i gjithë ky debat në lidhje me kategoritë e ndryshme të çmimeve, FIFA ka qenë shënjestër e kritikave për një kohë të gjatë për shkak të çmimeve të larta të biletave.

    Nderim por jo ftesë për përfitime

    “Jemi të nderuar që organizojmë Kupën e Botës, por ky aktivitet nuk është një ftesë për të përfituar nga banorët dhe vizitorët”, tha Davenport. “Banorët e Nju Jorkut kanë pritur me vite që Kupa e Botës të mbahet në oborrin e tyre dhe meritojnë një shans korrekt për bileta të përballueshme”, tha Prokurorja e Shtetit të Nju Jorkut, Letitia James.

    Kupa e Botës në futboll zhvillohet nga 11 qershori deri më 19 korrik në SHBA, Meksikë dhe Kanada./DW

    fifa Kampionati Botëror Kupa e Botës
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Merz mbron kursin e reformave, opozita kritikon ashpër

    June 11, 2026

    Dani Olmo në vitrinë, Çabi Alonso e do në skuadrën e tij

    June 11, 2026

    “Bomba” e merkatos së verës, Olize përfundon në radarët e klubit që synon të bëhet i pamposhtur

    June 11, 2026

    Kremtohet 25-vjetori i partneritetit midis Gardës Kombëtare të Nju Xhersit dhe Forcave të Armatosura Shqiptare/ Ministri Nufi: Krenarë për marrëdhënien strategjike me SHBA

    June 11, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për sot, horoskopi 11 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.