Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Efektivi i policisë rrugore i jep fund jetës në Tiranë, 30-vjeçari dyshohet se…

    “Shqipëria përparim drejt BE!” Eurodeputeti Kovatchev: Protestat? Të gjendet zgjidhja më e mirë për qytetarët

    Shpërthim me lëndë plasëse në portën e një banese në Mjull-Bathore, në kërkim të autori

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Kundërshtoi policinë gjatë kontrollit. Nisin hetimet për aleatin e Berishës

    April 5, 2025
    Kundërshtoi policinë gjatë kontrolllit. Nisin hetimet për aleatin e Berishës

    Kreu i Ballit Kombëtar, Adriatik Alimadhi, është shoqëruar mbrëmjen e djeshme nga Policia e Tiranës, pasi kundërshtoi me forcë punonjësit e policisë.

    Në një video të ndarë nga eksponentë të PD, vërehet qartazi momenti i shoqërimit të Alimadhit nga forcat e policisë në ambientet e një lokali në rrugën e Dibrës.

    Në lidhje me këtë ngjarje, ditën e sotme policia bën me dije se kanë nisur hetimet në gjendje të lirë për Alimadhin.

    Policia informon se kreu i Ballit Kombëtar ka kundërshtuar verbalisht dhe fizikisht, si edhe ka tentuar të largohet nga ambienti, pavarësisht kërkesës për të qëndruar në vendin ku ndodhej, deri në përfundim të procedurës.

    Kujtojmë se ky i fundit është aleati i Berishës në zgjedhjet e 11 majit.

    Njoftimi i Policisë

    Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë dhe nisën procedimin penal në gjendje të lirë për shtetasin A. A., 61 vjeç, i dyshuar për veprën penale “Kundërshtim i punonjësit të rendit publik”.

    Ky shtetas dyshohet se, gjatë një kontrolli të ushtruar nga shërbimet e Policisë në një lokal në rrugën e “Dibrës”, me qëllim verifikimin e informacionit se në këtë ambient ushtrohej veprimtaria e paligjshme e lojërave të fatit dhe basteve sportive, ka refuzuar të zbatojë urdhrat e punonjësve të Policisë, duke i kundërshtuar verbalisht dhe fizikisht dhe ka tentuar të largohet nga ambienti, pavarësisht kërkesës për të qëndruar në vendin ku ndodhej, deri në përfundim të procedurës.

    Në lidhje me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore Tiranë ka nisur veprimet verifikuese, bazuar në pamjet filmike të publikuara në rrjete sociale dhe pretendimet e paraqitura nga shtetasi në fjalë.

     

    Adriatik Alimadhi kundershtoi policine nisin hetimet
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Efektivi i policisë rrugore i jep fund jetës në Tiranë, 30-vjeçari dyshohet se…

    June 14, 2026

    “Shqipëria përparim drejt BE!” Eurodeputeti Kovatchev: Protestat? Të gjendet zgjidhja më e mirë për qytetarët

    June 14, 2026

    Shpërthim me lëndë plasëse në portën e një banese në Mjull-Bathore, në kërkim të autori

    June 14, 2026

    Pesë të arrestuar për krime lufte në Reçak, dyshohet se ishin pjesë e njësive speciale serbe

    June 14, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 13 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për sot, horoskopi 11 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.