Site icon Informohu siç duhet

Kundër Berishës dhe Bashës, si do jetë partia e re e demokratëve? Ja çfarë zbulohet

Demokratët kundër Berishës dhe Bashës janë duke bërë përpjekjet e tyre për të vënë në jetë planin e krijimit të një partie të re që të jetë opozitë reale me pushtetin, sipas tyre.

Opozitari Edvin Kulluri ka treguar detaje nga përpjekjet që po bëhen lidhur me këtë plan.

Në një intervistë për RTSH 24, Kulluri tha se duhet një koalicion që nuk e do në modelin e Berishës dhe Ramës. Sipas tij opozita që është nuk mund të denoncojë dot skandalet e qeverisë pasi është e lidhur edhe vetë me to.

Partia e re opozitare është një parti pa kryetar por me përfaqësi dhe me debat. Sot kemi një opozitë që nuk hap dot gojën për skandalet se eksponentët e saj janë të lidhur o me njërin klan ose me tjetrin. Pra nuk kemi një opozitë. Duhet një opozitë e qytetarëve, duhet të krijohet një koalicion i ri i të gjitha partive dhe personave që nuk janë dakord me modelin e Berishës dhe Ramës”, tha Kulluri.

Exit mobile version