Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Rama ndan foton para takimit me Melonin: Duke përsëritur mësimet, motra italiane s’të fal me….

    Kosova merr 61.8 milionë euro nga Plani i Rritjes i BE-së

    Banesa u përfshi nga flakët/ Humb jetën babai me 2 fëmijët e mitur në Malishevë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kryesore

    Enkelejd Alibeaj tregon planin: Grup i ri parlamentar, parti e re politike

    July 26, 2024

    Përpara se të marrin vendimin për krjimin e një partie të re antiberishiste, Enkelejd Alibeaj dhe deputetët që e mbështesin do të përpiqen të kuptojnë sa mbështetje kanë tek individë të tjerë me ndikim në shoqëri. Nuk është opsion që Enkeled Alibeaj të jetë pjesë e një partie që Lulzim Basha mund të krijojë pak muaj më vonë. “Unë nuk jam nga ata që shkoj tek partia e njërit apo e tjetrit. Unë bëj aktet e mia. Lulzim Basha, sot e kësaj dite, vazhdon të jetë pjesë e grupit parlamentar të Sali Berishës. Sot nuk është koha të veprojmë me “nëse”. Koha tani nuk kërkon vonesë, paqartësi, letargji.”- u shpreh i vendosur për t’u shkëputur nga Basha Enkelejd Alibeaj.

    Ai është i qartë se vendit i duhet një alternativë e re, por rezervohet të flasë me detaje, përsa kohë nuk ka ende një vendim final. Planet janë ambicioze. Krijim i një grupi parlamentar në shtator, krijim i një partie të re, krijim i një fronti opozitar me parti të reja. “Jemi duke e diskutuar, duke e folur me njëri-tjetrin se cila është mënyra më e mirë për të krijuar një grup përfaqësues, pse jo dhe në parlament! Sa mirë do të ishte! Unë jam për këtë. U kam thënë edhe kolegve se mënyra më e mirë për ne, përveç largimit nga grupi, do të ishte një akt pozitiv, krijimi i një grupi parlamentar.”- tha zoti Alibeaj.

    Por a e bëjnë dot grupin, i cili kërkon 7 deputetë? “Do të përpiqemi. Kjo varet sesa individë deputetë do të arrijnë të kuptojnë se kjo është më e mira jo për ta, por për shqiptarët.- u shpreh zoti Alibeaj, i cili, si qëllim ka të bashkëpunojë jo vetëm më ata që quhen antiberishistë, por edhe me partitë e reja, në mënyrë që të përfaqësohen bashkë në zgjedhje. Por deri tani, ky është vetëm një qëllim i pakonkretizuar. “Nuk e them dot sot, por hapat e para janë për të krijuar një grup njerëzish me integritet, të pashantazhueshëm, të cilët, nëse konkuldojnë dhe uroj të konkludojnë edhe për krjimin e një formacioni politik, që të prezantohemi në zgjedhje. 2025 është një ndarje e madhe mes të shkuarës dhe të ardhmes. Njerëzve që e duan ndryshimin u duhet dhënë mundësia për të qenë të përfaqësuar politikisht, për të treguar edhe aftësinë që të bëjmë bashkë edhe partitë e reja apo të tjera që mund të krijohen. Do ta mendojmë dhe besoj se do të arrrijmë në një konkluzion të matur si përgjegjësi historike dhe jo për karrierat tona personale.”- tha Enkelejd Alibeaj në emisionin “Pa Censurë”, në RTSH.

    antiberishiste Enkelejd Alibeaj
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Rama ndan foton para takimit me Melonin: Duke përsëritur mësimet, motra italiane s’të fal me….

    April 16, 2026

    Kosova merr 61.8 milionë euro nga Plani i Rritjes i BE-së

    April 16, 2026

    Banesa u përfshi nga flakët/ Humb jetën babai me 2 fëmijët e mitur në Malishevë

    April 16, 2026

    Mbrëmë u puth me Vanesën/ Dalin fotot e Indrit me ish-bashkëshorten e tij

    April 16, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 16 prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Horoskopi për ditën e sotme, 15 Prill 2026

    Nga komunikimi te aventura dhe ndjeshmëria emocionale, 4 shenjat e horoskopit që “thyejnë rregullat” në intimitet

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.