Sfida e mos reagimeve vazhdon në shtëpinë më të famshme të Shqipërisë, ku këtë të premte u shfaq Elja, kunata e Rogertit.
Rogerti nuk i mbajti dot lotët, duke u përpjekur të mos prishë sfidën e Vëllait të Madh. Pas takimeve me disa banorë, Elja i dërgoi një mesazh të veçantë Selinës, duke theksuar se qëllimi i Rogertit në fillim ishte i vërtetë dhe i sinqertë.
“Selin, shpresoj të jesh mirë. Dua të të them thjesht që qëllimi ka qenë realisht i vërtetë, shumë i sinqertë. Loja mori ashtu si mori, por shpresoj të bëhet më e mira”, u shpreh ajo, ndërsa Selina nuk reagoi.


