Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Në rast të aneksimit të Groenlandës, politikani gjerman Hardt sugjeron bojkotimin e Kupës së Botës në SHBA

    Ambasadori Gonzato: Bullizmi kibernetik kërcënim në rritje për fëmijët

    Do të mbikëqyrë Gazën pas luftës, kryeministri kanadez Carney emërohet anëtar i Bordit të Paqes

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Të tjera

    Kumbulla rilind në Barcelonë, gati që ta blejnë mbrojtësin e Kombëtares nga Roma

    April 25, 2025
    Marash Kumbulla

    Marash Kumbulla po zhvillon një sezon fantastik tek Espanjoli në Spanjë. Mbrojtësi, i cili është në huazim te klubi spanjoll nga Roma, ka bindur me paraqitjet e tij. “Panorama Sport” mëson se në përfundim të kampionatit, drejtuesit e Espanjolit do të ulen në tavolinë me ata të Romës për të biseduar për shifrën e një transferimi të mbrojtësit, që prej disa vitesh është pjesë e Kombëtares.

    Roma është e kompletuar në mbrojtje dhe Kumbulla do të ishte i tepërt për sezonin e ri, kështu që mundësia e madhe është që klubi italian ta shesë përfundimisht tek Espanjoli, për të rikuperuar disa të ardhura. Këta të fundit e shohin Kumbullën si pjesë të projektit edhe për sezonin e ri, megjithatë shifra që do të shtrohet në tavolinë, do të jetë thelbi i diskutimit dhe asaj që do të vendoset.

    RRUGËTIMI

    Shkëlqeu te Verona, duke marrë besimin e Ivan Juriçit dhe më pas Roma shpenzoi një shumë të konsiderueshme për të. Rrugëtimi i Marash Kumbullës në futbollin profesionist nisi mirë, por ashtu si një pjesë e madhe e lojtarëve, vështirësitë do të vinin mbrapa. Te verdhekuqtë Kumbulla nuk arriti që të ishte në nivelin e duhur dhe për këtë ndikuan shumë faktorë: Ekipi ishte në përgjithësi dobët, ndryshimi i trajnerëve dhe qasja e Zhoze Murinjos që, për hir të së vërtetës, nuk besoi te mbrojtësi.

    Ai e kaloi një pjesë të madhe në stol dhe më pas një dëmtim i rëndë në ligamentet e gjurit, e la atë për muaj të tërë jashtë fushave. Pas rikthimit, të gjithë ishin skeptikë për gjendjen e tij dhe pas një huazimi të shkuar keq te Sasuolo, qëndrimi në Romë ishte një utopi. Pas shumë negociatave, Marashi u dërgua në Barcelonë, për t’u bashkuar me Espanjolin ku i ka surprizuar të gjithë. Atij iu besua një fanellë titullari dhe ka luajtur në 30 ndeshje deri tani, nga ku 29 janë nga fillimi. Për më tepër, forma e tij erdhi në rritje, ai jep garanci në prapavijë dhe madje ka shënuar edhe tri gola në La Liga, kundër Majorkës, Seviljes dhe Getafes. Me hapjen e merkatos, do të vendoset e ardhmja e Kumbullës, që me shumë mundësi do të jetë sërish në Spanjë./PanoramaSport

    barcelone Marash Kumbulla roma
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Në rast të aneksimit të Groenlandës, politikani gjerman Hardt sugjeron bojkotimin e Kupës së Botës në SHBA

    January 17, 2026

    Ambasadori Gonzato: Bullizmi kibernetik kërcënim në rritje për fëmijët

    January 17, 2026

    Do të mbikëqyrë Gazën pas luftës, kryeministri kanadez Carney emërohet anëtar i Bordit të Paqes

    January 17, 2026

    Zbardhen detaje nga operacioni i SPAK për Call Centerat mashtrues, në kërkim tre vëllezër (EMRAT)

    January 17, 2026
    Mos e humb
    Fokus January 12, 2026

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    NGA TORI AGOLLI  Arben Ahmetaj: dy fjale kam per ty,te njoha në vitet e shkuara,kur…

    As burgu nuk i mjaftoi/ Alda Klosi, ish-benjaminja e Arben Ahmetajt, rikthehet te presionet ndaj bizneseve

    SPAK, transparenca e munguar dhe kufiri i rrezikshëm i gjyqit popullor

    CFO Pharma, Pharma Plus dhe Medix Albania/ KLSH zbulon skemat korruptive të FSDKSH-së dhe abuzimet me ilaçet që rrezikojnë shëndetin e shqiptarëve

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: [email protected]
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i Horoskopit 16 janar, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Kjo shenjë dashuron fort, por lodh shpejt. Pse lidhjet me Dashin janë të rrezikshme

    Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për ju, horoskopi për ditën e sotme 15 Janar 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.