Qyteti i Kukësit është përfshirë nga moti i keq, me reshje të dendura shiu të shoqëruara me breshër, që kanë shkaktuar përmbytje në disa rrugë dhe vështirësi në qarkullimin e automjeteve.
Probleme janë regjistruar edhe në aksin Kukës–Prizren, ku mungesa e kanalizimeve ka çuar në daljen e ujërave në rrugë. Në kilometrin e tretë të segmentit, një rrëshqitje dherash ka bllokuar njërin kah të lëvizjes, duke vështirësuar drejtuesit e mjeteve.
Autoritetet monitorojnë situatën për të siguruar qarkullim të sigurt dhe për të shmangur dëme të mëtejshme.


