Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    “Kishim planifikuar një dasmë madhështore”/ Juela Nikolli rrëfen momentet e vështira të vdekjes së të fejuarit

    Detaje të reja nga tragjedia në Itali, shqiptari në orarin e punës mori çengelin dhe…

    Shqiptari e përplasi me makinë, ndërron jetë pas një jave në spital pensionisti italian

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Ktheheshin nga Rinasi, si ndodhi aksidenti që i mori jetën 4 të rinjve

    March 20, 2025

    Zbardhen detaje të reja për ngjarjen e rëndë të ndodhur mesnatën e kaluar në Fushë-Prezë ku gjetën vdekjen 4 të rinj, dy prej tyre vëllezër.

    Aksidenti tragjik ndodhi pasi automjeti tip “Mercedes Benz” me të cilin udhëtonin 4 djemtë u përplas me një betoniere në aksin rrugor Vorë-Fushë Prezë. Si pasojë e përplasjes, automjeti është përfshirë nga flakët dhe drejtuesi i makinës Enejd Laçi, 25 vjeç dhe tre pasagjerët në mjetin e tij, Erild Laçi, 20 vjeç; Enrikejd Kurti, 24 vjeç dhe Andi Laçi, 22 vjeç janë djegur brenda mjetit. Enejd dhe Erild Laçi ishin vëllezër, ndërsa Andi Laçi ishte kushëri me ta. Viktima e katërt Enrikejd Kurti ishte shok me tre të parët.

    Mësohet se aksidenti është konstatuar nga një patrullë e shërbimit rrugor, i cili ka pikasur automjetin që kishte marrë flakë dhe para tij qëndronte një mjet i tonazhit të rëndë betoniere. Nga hetimet e kryera rezultoi se automjeti drejtohej nga 25-vjeçari Enejdi Laçi dhe pas përplasjes së fortë me një betoniere ka shpërthyer në flakë.

    Betonierja e drejtuar nga 24-vjeçari Aleksandër Krrashi sapo kishte dalë nga pika e betonit rreth 100 metra nga vendngjarja dhe ka hyrë në rrugën kryesore, dhe kur është futur në rrugë ka ecur vetëm 20 metra. Në këto momente automjeti tip Benz me gaz-benzinë me të cilën udhëtonin të rinjtë është përplasur me betonieren, duke e goditur nga pas. Makina e të rinjve ka shpërthyer menjëherë në flake për shkak se ishte edhe me impiant gazi. Përplasja ishte aq e fortë saqë mjeti është shkatërruar plotësisht.

    Policia po heton nëse betonierja ka pasur sinjale stop nga pas, sepse dyshohet qe të rinjtë nuk kanë parë momentin që betonierja është futur në rrugë dhe në asfalt nuk ka shenja frenimi.

    Po ashtu po hetohet nëse betonierja ka ndaluar pasi është futur në rrugën kryesore apo ka qenë në lëvizje. Dyshohet se mjeti i tonazhit të rëndë me të kaluar në segmentin ku ndodhi aksidenti ka ecur vetëm 20 metra dhe shpejtësia ka qenë e ulët, ndërsa makina ku po udhëtonin të rinjtë ka qenë me shpejtësi tej normave të lejuara. Pas përplasjes, mësohet se drejtuesi i betonierës është larguar nga vendi i ngjarjes, por është ndaluar pak orë më vonë nga policia.

    Viktima e aksidentit tragjik po ktheheshin nga aeroporti i Rinasit, kur tre prej të rinjve kishin dalë për të marrë Erild Laçin, i cili kthehej nga Gjermania dhe sapo kanë lënë aeroportin janë nisur për në banesat e tyre në fshatin Borizanë. Nën drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

    aksidenti betonierja Fushe Preze Rinasi vellezerit
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    “Kishim planifikuar një dasmë madhështore”/ Juela Nikolli rrëfen momentet e vështira të vdekjes së të fejuarit

    April 18, 2026

    Detaje të reja nga tragjedia në Itali, shqiptari në orarin e punës mori çengelin dhe…

    April 18, 2026

    Shqiptari e përplasi me makinë, ndërron jetë pas një jave në spital pensionisti italian

    April 18, 2026

    Ky është spraji që efektivët hodhën për shpërndarjen e protestuesve të PD, përdoret prej dekadash nga policia

    April 18, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 17 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 16 prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Horoskopi për ditën e sotme, 15 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.