Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, zhvilloi sot një takim me drejtuesin e Prokurorisë për Krimin e Organizuar të Serbisë, Mlladen Nenadiç.
Në qendër të diskutimeve ishte forcimi i bashkëpunimit mes dy vendeve për goditjen e veprimtarive kriminale ndërkufitare, duke shfrytëzuar në mënyrë më efikase instrumentat ndërkombëtarë si Eurojust, si dhe përmes krijimit të grupeve të përbashkëta hetimore dhe zhvillimit të hetimeve paralele.
Palët theksuan rëndësinë e koordinimit të hetimeve edhe në kuadër të Projektit për Drejtësinë Penale në Ballkanin Perëndimor, i mbështetur nga Eurojust, i cili synon rritjen e efektivitetit në luftën kundër krimit të organizuar në rajon.


