Këshilli i Ministrave ka hapur procedurën e aplikimeve për mandatin e një anëtari të Këshillit Drejtues të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP).
Vendi vakant është krijuar me përfundimin e mandatit të anëtarit që mban edhe pozicionin e Kryetarit të Këshillit Drejtues, Tomi Frashëri. Frashëri u zgjodh në krye të këtij institucioni në vitin 2019, duke zëvendësuar ish-kryetarin, Ilir Zela.


