Përgjatë një deklarate të bërë për mediat, Monika kahas vendimit të Gjykatës që e detyron të paraqitet të hënën e parë të çdo muaji, njoftoi se sot ankimoi edhe sekuestron e dy vilave në pronësi të saj e të së ëmës, që SPAK e vendosi para një jave.
“Ankimova vendimin për sekuestrimin e banesave ku jetojmë unë dhe mamaja ime bashkë që me thënë të drejtën ka një procedurë shumë qesharake dhe metodologjia që është ndjekur ka qenë, jo pa qëllim është 10 policë te dera e shtëpisë ditën e martë që ne kishim gjyqin e apelit për të dorëzuar vendimin e gjyqit 5 minuta para se të hynim në gjyq të apelit”, deklaroi Kryemadhi.
Më tej Kryemadhi tha se e ëma e saj, Fatime Kryemadhi është nën hetim, ndërsa gjetjet e SPAK ajo i quan antiligjore në mënyrën sesi ato janë marrë, ndaj do t’i çojë në Strasburg.
“Që kur i kanë bërë kontrollin në banesë, kjo i bie që të jetë nën hetim, pavarësisht se Prokuroria ka ndjekur trike të cilat nuk e di a janë të ligjshme apo jo, që nuk e kanë regjistruar si procedime penale në regjistër, por edhe kur është marrë në pyetje ka qenë pa avokat, që normalisht për moshën dhe për mënyrën se si duhet të kishte avokatin e saj. Ne do t’i ndjekim sepse sigurisht që kjo gjë do të përfundojë në Strasburg për shkeljen e të gjithë procesit, qoftë të të drejtave të njeriut, qoftë të drejtave të pronës, të shumë gjërave të tjera që kanë kaluar çdo limit njerëzor”, shtoi më tej Kryemadhi.
Ju kujtojmë se Monika Kryemadhi akuzohet nga SPAK për korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie.
LEXO EDHE:
Protesta e thirrur nga Meta/ Kryemadhi nga SPAK: S’marr pjesë. Nuk merrem më me politikë


