PRISHTINË– Në shtëpinë e BBVK3 Driloni duket se është në qëndër të vëmendjes, pasi ka nxitur diskutime të zjarrta gjatë darkës së të nominuarve.
Teksa është pyetur nga banorët që po e përdorin si pjesë të strategjive të tyre, Driloni nuk ngurroi të shprehë mendimin e tij.
Ai u përball me akuza për arrogancë, sidomos pas hyrjes së Edit në lojë. Lidhur me këtë, Driloni shpjegoi se kishte një raport të veçantë me Edin, duke theksuar:
“Unë lidhem me ata që më kuptojnë. Me Edin kemi pasur mendime dhe qëllime të përbashkëta, kemi kaluar shumë kohë bashkë”.
Megjithatë, kur Gresa e sfidoi të pranojë nëse është arrogant edhe jashtë shtëpisë, Driloni shmangu një përgjigje të drejtpërdrejtë. Në fund, ai e mbylli diskutimin me një deklaratë që pasqyronte vetëbesim:
“Nuk është faji im që vajzat po më pëlqejnë kaq shumë.”-ka thënë Driloni./Radar.al


