KRUJË
Një ngjarje e rëndë është parandaluar falë ndërhyrjes së menjëhershme të Policisë në fshatin Qerekë të Krujës, ku një 41-vjeçar po kanoste për jetën familjarët e tij me armë zjarri.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në bashkëpunim me efektivë të Komisariatit Nr. 5 në Tiranë, janë vënë në lëvizje menjëherë pas marrjes së njoftimit dhe kanë ndërhyrë në banesën ku po ndodhte konflikti.
Si rezultat, u bë arrestimi i shtetasit E. V., 41 vjeç, i cili sipas Policisë, po kërcënonte me armë zjarri tip kallashnikov anëtarët e familjes së tij.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, Policia gjeti dhe sekuestroi një armë automatike kallashnikov dhe dy armë gjahu, që dyshohet se mbaheshin pa leje.
Materialet i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë për hetime të mëtejshme, ndërsa 41-vjeçari tashmë përballet me akuzat për kanosje dhe armëmbajtje pa leje.
Policia vijon hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe për të garantuar sigurinë e familjarëve.
Njoftimi i Policisë:
Krujë/Ndërhyrja e menjëhershme e Policisë, parandalon ngjarje kriminale në një familje në fshatin Qerekë.
Arrestohet një 41-vjeçar që kanoste për jetën, familjarët e tij.
Në banesën e tij, u gjetën 3 armë.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, sapo janë njoftuar se një shtetas po kanoste me armë zjarri kallashnikov, familjarët, në banesën e tyre, në fshatin Qerekë, kanë organizuar punën dhe kanë shkuar në vendngjarje.
Si rezultat i ndërhyrjes së shpejtë dhe veprimeve policore profesionale, u vu në pranga autori i rastit, shtetasi E. V., 41 vjeç.
Gjatë kontrollit në banesën e tij, u gjet arma e zjarrit kallashnikov me të cilën dyshohohet se kanosi familjarët, si dhe 2 armë gjahu.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme
Radar.al


