TIRANË– Këngëtarja e njohur shqiptare Elhaida Dani dhe balerini Ledian Agalliu kanë qenë në qendër të vëmendjes ditët e fundit pasi mediat rozë shkruajtën për një ndarje të mundshme.
Gjithçka nisi nga një veprim në rrjete sociale nga ana e këngëtares, që u interpretua se mes çiftit të famshëm gjërat nuk ishin mirë.
Megjithatë, ka qenë balerini që iu ka dhënë fund spekulimeve. Ai gjatë mbrëmjes së djeshme të “Festivalit të Këngës në RTSH”, ka ndarë në rrjete sociale një foto të Elhaidës, e cila ishte e pranishme aty.
Ky gjest u interpretua si një mesazh i qartë se lidhja e tyre është e fortë dhe larg thashethemeve./Radar.al


