Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Dhuna ndaj bashkëshortëve në Fushë-Arrëz/ Shoqërohet një anëtar i familjes Balaj, një tjetër në kërkim

    Meloni nga G7: Miratimi nga PE i rregullores për riatdhesim të emigrantëve, historik! Ndjek rrugën e duhur sipas modelit të Italisë me Shqipërinë

    Drafti në Konsultim, në Kodin Penal priten nene që ndëshkojnë ashpër abuzimet me fondet e BE! Dënime deri në 16 vite burg

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Kriza e grurit/ Prodhimi vendas bie ndjeshëm, tregu shqiptar përmbytet nga importet

    August 16, 2025

    Shqipëria po përballet me një krizë serioze në prodhimin e grurit. Të dhënat e fundit nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave dhe INSTAT tregojnë se gjatë vitit 2024 importet e drithërave, sidomos grurit, kanë shënuar rritje të fortë, duke kompensuar rënien drastike të prodhimit vendas.

    Gjatë vitit të kaluar, vendi importoi rreth 338 mijë ton drithëra, ku pjesën më të madhe e zë gruri, ndërkohë që prodhimi vendas ra në vetëm 650 mijë ton, nga 701 mijë ton që ishte në 2023.

    Rënia më e madhe vihet re tek gruri: nga 234 mijë ton në 2023, prodhimi ra në vetëm 181 mijë ton në 2024. Për krahasim, një dekadë më parë Shqipëria arrinte të prodhonte mbi 280 mijë ton grurë.

    Ekspertët e lidhin këtë rënie me disa faktorë: emigracionin masiv që ka boshatisur fshatrat, kostot e larta të prodhimit, mungesën e tregut të garantuar, por edhe mungesën e subvencioneve, ndryshe nga vendet e rajonit që mbështesin fuqishëm fermerët.

    Kjo situatë ka sjellë një paradoks: tregu shqiptar është mbushur me grurë të importuar me çmime më të ulëta, duke e ulur çmimin e shitjes në vetëm 3500 lekë për kuintal dhe duke i lënë fermerët vendas pa asnjë motivim për të mbjellë.

    gruri Importet prodhimi
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Dhuna ndaj bashkëshortëve në Fushë-Arrëz/ Shoqërohet një anëtar i familjes Balaj, një tjetër në kërkim

    June 17, 2026

    Meloni nga G7: Miratimi nga PE i rregullores për riatdhesim të emigrantëve, historik! Ndjek rrugën e duhur sipas modelit të Italisë me Shqipërinë

    June 17, 2026

    Drafti në Konsultim, në Kodin Penal priten nene që ndëshkojnë ashpër abuzimet me fondet e BE! Dënime deri në 16 vite burg

    June 17, 2026

    Berlin/ Rama takim me Ministren e Çështjeve Ekonomike dhe Energjisë, Katherina Reiche

    June 17, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju, horoskopi 16 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 15 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 13 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.