Dua Lipa ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale disa foto dhe video nga festimet e Krishtlindjeve, duke zbuluar momente intime nga atmosfera familjare në shtëpinë e saj.
Këngëtarja shqiptare shfaqet larg angazhimeve profesionale, e përqendruar te qetësia, dashuria dhe ngrohtësia që karakterizojnë këto ditë festive.
Në disa prej imazheve, Dua shihet duke gatuar, në të tjera duke pozuar pranë tryezës së shtruar për Krishtlindje, si dhe në shoqërinë e familjarëve dhe partnerit të saj. Ajo ka ndarë gjithashtu pamje nga darka festive, përfshirë gatime që duket se i ka përgatitur vetë.
Fotot shoqërohen me një përshkrim plot pozitivitet, ku këngëtarja shkruan:
“Gjithçka ka të bëjë me dashurinë… dhe këtë vit kam shkëlqyer në gatim”, për ta mbyllur me urimin:
“GËZUAR FESTAT TË GJITHËVE!! JU DËRGOJ SHUMË DASHURI!!!!!”
Postimi është pritur me mijëra pëlqime dhe komente, duke reflektuar lidhjen e fortë që artistja ruan me publikun e saj, edhe në momentet më personale.




