Elvis Shkambi, autori i atentatit fatal ndaj gjyqtarit të Apelit Astrit Kalaja, ka pranuar krimin gjatë deklarimit në Komisariatin e Policisë Numër 1 në Tiranë.
Ai ka treguar se qëllimi i tij ka qenë gjyqtari Kalaja, pasi po humbiste një çështje pronësie.
“E qëllova sepse po humbisja një gjyq. Isha korrekt me letrat e mia,” ka deklaruar 30-vjeçari.
Ngjarja tronditi sistemin e drejtësisë dhe opinionin publik, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të motivit dhe rrethanave të masakrës vijojnë intensivisht.


