Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Pesë zakonet që ju plakin më shpejt, paralajmërimi i mjekut

    Nafta shtrenjtohet mes tensioneve, frika për bllokadë të zgjatur ndaj Iranit rrit çmimet globale

    Jimmy Kimmel refuzon të kërkojë falje pas komenteve për Melania Trump, Shtëpia e Bardhë: Njeri i gjorë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kryesore

    KQZ miraton rezultatin për Kukësin, PD forcë e parë, por nuk e miraton

    May 19, 2025
    “Nis printimi i fletëve të votimit për diasporën”/ Celibashi: Vlera e kontratës mes KQZ dhe operatorit postar, 9.2 mln euro
    Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi

    Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka miratuar sot rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të 11 majit në qarkun e Kukësit, mes kundërshtive të forta nga Partia Demokratike.

    Sipas të dhënave zyrtare të paraqitura nga Celibashi, në total në kuti u gjetën 40.276 fletë votimi, prej të cilave 38.825 ishin të vlefshme dhe 1.551 të pavlefshme.

    Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore ka marrë 20.769 vota, duke u renditur forcë e parë në këtë qark. Pas saj vjen Partia Socialiste me 11.770 vota.

    Megjithatë, Partia Demokratike ka kundërshtuar ashpër miratimin e rezultatit. Përfaqësuesi i saj ligjor, Marash Logu, deklaroi se procesi nuk përmbushi standardet e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

    “Nuk kemi qenë përballë një gare normale politike, por përballë një makinerie kriminale të organizuar për të deformuar vullnetin e qytetarëve, brenda dhe jashtë vendit,” – u shpreh Logu.

    Ai akuzoi qeverinë se ka përdorur fonde publike për blerje votash, krahas financimeve nga krimi dhe korrupsioni. Sipas tij, edhe task-forca kundër krimeve zgjedhore dështoi në misionin e saj, ndërsa ngriti shqetësime edhe për parregullsitë në votën e diasporës.

    Nga ana e tij, Komisioneri Celibashi theksoi se çdo pretendim për parregullsi apo shkelje ligjore në procesin zgjedhor do të trajtohet në një fazë tjetër dhe në instancat përkatëse.

    KQZ Kukësi votat
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Pesë zakonet që ju plakin më shpejt, paralajmërimi i mjekut

    April 29, 2026

    Nafta shtrenjtohet mes tensioneve, frika për bllokadë të zgjatur ndaj Iranit rrit çmimet globale

    April 29, 2026

    Jimmy Kimmel refuzon të kërkojë falje pas komenteve për Melania Trump, Shtëpia e Bardhë: Njeri i gjorë

    April 29, 2026

    Ka*abis në xhep për të dënuarin, kapet në burgun e Fushë-Krujës gruaja

    April 29, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 29, 2026

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Nga Albatros Rexhaj Demokracitë e reja nuk reformohen me deklarata. Ato reformohen me punë të…

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit për sot, 29 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Prill 2026

    Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet sot për ju, horoskopi 27 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.