Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Dalin pamjet e incidentit në Onima, Gjesti shihet i armatosur në ambientet e studios

    Tragjedia në Shëngjin, ministri Nufi: Pranë familjeve të viktimave dhe qytetarëve të Kosovës

    Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, një i plagosur jashtë rrezikut për jetën

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kosovë

    KQZ certifikon rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve në Kosovë, Vetëvendosje fiton shumicën e mandateve

    January 31, 2026
    Një zyrtare e Komisionit Qendror Zgjedhor duke mbajtur në dorë një fletëvotim gjatë rinumërimit të votave për zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit të hënën e 19 dhjetorit në Prishtinë.

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka shpallur të shtunën rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit në Kosovë, pas përfundimit të procesit të rinumërimit të votave.

    Anëtarët e KQZ-së kanë miratuar listat e kandidatëve të të gjitha subjekteve politike, me përjashtim të Listës Serbe. Vendimi është marrë me tre vota pro, dy kundër nga përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje, ndërsa anëtarët e tjerë kanë abstenuar. Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, bëri të ditur se palët kanë të drejtë ankese brenda 48 orëve në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).

    Sipas rezultateve zyrtare, Lëvizja Vetëvendosje ka dalë forcë e parë me 51.10 për qind të votave, duke siguruar 57 ulëse në Kuvend. Partia Demokratike e Kosovës ka marrë 20.19 për qind të votave dhe 22 mandate, Lidhja Demokratike e Kosovës 13.24 për qind dhe 15 ulëse, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 5.50 për qind të votave, duke siguruar gjashtë mandate.

    Nga ulëset e rezervuara për komunitetin serb, nëntë mandate i ka fituar Lista Serbe, ndërsa një ulëse i takon Partisë për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë. Dhjetë ulëse të tjera janë të rezervuara për komunitetet joserbe, në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, në Kuvendin prej 120 deputetësh.

    KQZ-ja i publikoi këto rezultate pas përfundimit të rinumërimit të votave, i cili u krye pas dyshimeve për manipulime në votat e kandidatëve për deputetë. Gjatë procesit, për disa kandidatë u konstatuan ndryshime të konsiderueshme në numrin e votave, në disa raste deri në 6 mijë vota, ndërsa votat për partitë politike nuk u prekën.

    Autoritetet e zbatimit të ligjit kanë intervistuar qindra persona, kanë ndaluar dhjetëra të dyshuar dhe po vijojnë hetimet. Disa zyrtarë e kanë cilësuar këtë si një nga proceset më të komprometuara zgjedhore në Kosovë, ndonëse vendi është vlerësuar ndër vite për organizimin e zgjedhjeve të lira dhe transparente.

    Sipas njohësve të çështjeve politike, ndër faktorët që mund të kenë ndikuar janë ndryshimi i mënyrës së votimit, numri më i ulët i vëzhguesve dhe fakti që numërimi u krye gjatë ditëve të festave të fundvitit. Partitë politike kryesore kanë dënuar çdo tentativë manipulimi dhe kanë kërkuar ndëshkimin e përgjegjësve.

    Sipas Kodit Penal të Kosovës, manipulimi i qëllimshëm i votës apo i rezultatit zgjedhor përbën vepër penale dhe dënohet me deri në pesë vjet burgim.

    Me certifikimin e rezultateve, hapet rruga për formimin e institucioneve të reja. Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, dhe Lëvizja Vetëvendosje pritet ta formojnë qeverinë e re, ndërsa vetë Kurti ka theksuar se do të nevojitet një raport i ri mes pushtetit dhe opozitës për çështje të rëndësishme, përfshirë zgjedhjen e presidentit dhe miratimin e marrëveshjeve ndërkombëtare.

    kosove rezultati zgjedhjet
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Dalin pamjet e incidentit në Onima, Gjesti shihet i armatosur në ambientet e studios

    June 3, 2026

    Tragjedia në Shëngjin, ministri Nufi: Pranë familjeve të viktimave dhe qytetarëve të Kosovës

    June 3, 2026

    Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, një i plagosur jashtë rrezikut për jetën

    June 3, 2026

    Irani pretendon se ka goditur destrojer amerikan në Gjirin e Omanit, paralajmëron “hakmarrje të fortë”

    June 3, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.