Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Alarm te Gjermania para Botërorit, dëmtohet talenti i ri i Bayernit, shqetësohet Nagelsmann

    BBC: Krijohet vaksina e parë në botë e projektuar nga inteligjenca artificiale

    Putin refuzon takimin me Zelenskyn: Nuk shoh arsye për një takim në këtë moment

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Ekonomi

    Kostot e prodhimit po rriten më ngadalë, ulen dhe çmimet e importit

    December 6, 2024
    Kostot e prodhimit po rriten më ngadalë, ulen dhe çmimet e importit

    TIRANË– Kostot e prodhimit kanë vijuar të rriten në tremujorin e tretë, por gjithsesi me rritje më të ngadaltë se në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ndërkohë rënia e euros dhe frenimi i inflacionit në Bashkimin Europian kanë bërë që të ulen lehtë çmimet e importit. INSTAT bëri të ditur se në tremujorin e tretë të vitit 2024, Indeksi i Çmimeve të Prodhimit arriti 129,2 kundrejt vitit 2021 si periudhë bazë. Krahasuar me tremujorin e tretë 2023 Indeksi i Çmimeve të Prodhimit shënoi një rritje me 1,1%, një vit më parë ky ndryshim ishte 5,2%.

    Indeksi i Çmimeve të Prodhimit në tremujorin e tretë 2024 shënoi ulje me 0,1%, krahasuar me tremujorin e dytë 2024. Krahasuar me tremujorin e tretë 2023, rritja më e madhe e çmimeve prej 3,1% vërehet në seksionet “Industri nxjerrëse” dhe “Energjia elektrike, gaz, avull dhe me ajër të kondicionuar”, pasuar nga seksionet “Furnizimi me ujë, aktivitete të trajtimit dhe menaxhimit të mbeturinave, mbetjeve” me 0,5%, “Industri përpunuese” me 0,3%.

    Brenda seksionit “Industri përpunuese” rritja më e madhe e çmimeve vërehet në aktivitetin “Prodhimi i pijeve” me 2,9%, pasuar nga aktivitetet “Përpunimi i produkteve ushqimore” me 2,5%, “Shtypshkrimi dhe rigrupimi i mediave të regjistruara” dhe “Prodhimi i pajisjeve elektrike” me 2,2%, etj.

    Nga ana tjetër, ulja më e madhe e çmimeve vërehet në aktivitetin “Prodhimi i produkteve minerale jo metalike” me 2,4%, pasuar nga “Përpunimi i tekstileve” me 1,2% etj. Indeksi i Çmimeve të Prodhimit të produkteve për tregun vendas: Krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2023, indeksi shënoi rritje me 1,6%. Rritja më e madhe e çmimeve vërehet në seksionin “Energjia elektrike, gaz, avull dhe ajër i kondicionuar” me 4,0%, pasuar nga seksionet “Industria Përpunuese” me 0,8%, “Industri Nxjerrëse” dhe “Furnizimi me ujë, aktivitete të trajtimit dhe menaxhimit të mbeturinave, mbetjeve” me 0,6% secili.

    Indeksi i Çmimeve të Prodhimit të produkteve për eksport: Krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2023, indeksi shënoi rritje prej 0,7%. Rritja e çmimeve është shënuar në seksionin “Industri Nxjerrëse” me 5,4% dhe seksioni “Energjia elektrike, gazi, avulli dhe ajri kondicionuar” me 0,3%. Nga ana tjetër, seksioni “Furnizimi me ujë, aktivitete të trajtimit dhe menaxhimit të mbeturinave, mbetjeve” ka shënuar ulje me 0,4%, pasuar nga seksioni “Industria Përpunuese” me 0,1%.

    INSTAT njoftoi se Indeksi i Çmimeve të Importit, në tremujorin e tretë të vitit 2024, arriti 108,0 kundrejt vitit 2021 si periudha bazë. Krahasuar me tremujorin e tretë 2023, indeksi i çmimeve të importit shënoi një ulje me 1,3%, një vit më parë ky ndryshim ishte me rritje 0,7%. Ndryshimi tremujor i indeksit të çmimeve të importit në tremujorin e tretë 2024, krahasuar me tremujorin e dytë 2024 është ulur me 0,3%.

    Ndryshimi vjetor: Çmimet e importit të produkteve në seksionin “Energjia elektrike, gazi, avulli dhe ajri kondicionuar” shënuan ulje me 4,6%, pasuar nga seksioni “Industria përpunuese” me peshën më të madhe prej 93,5%, i cili shënoi ulje me 1,1% dhe seksioni “Industri nxjerrëse”, i cili shënoi një ulje me 0,6%. Nga ana tjetër seksioni “Furnizimi me ujë, aktivitete të trajtimit dhe menaxhimit të mbeturinave, mbetjeve” shënoi një rritje me 0,9%.

    Brenda seksionit “Industria përpunuese” ulja më e madhe e çmimeve vërehet në produktet e aktivitetit “Konfeksionimi i veshjeve” me 3,8%, pasuar nga “Shtypshkrimi dhe rigrupimi i mediave të regjistruara” me 3,5%, “Përpunimi i koksit dhe rafineria e nënprodukteve të naftës” me 3,2%, “Prodhimi i drurit dhe produkteve prej druri dhe dushku, përveç mobilieve; prodhimin e artikujve prej kashte dhe xunkthi” me 2,8%, “Metalurgjia” me 2,1%, “Përpunimi i produkteve ushqimore” me 1,8%, “Prodhimi i produkteve të kauçukut dhe plastikës” me 1,4% dhe “Përpunimi i tekstileve” me 1,1%.

    Nga ana tjetër çmimet në aktivitetin “Prodhimi i produkteve të duhanit” shënuan rritje me 2,4%, pasuar nga aktivitetet “Prodhimi i produkteve metalikë të fabrikuar, përveç makinerive dhe pajisjeve” me 2,0%, “Prodhimi i mjeteve të tjera të transportit” me 0,7%, “Prodhimi i lëkurës dhe produkteve prej lëkure” me 0,5%, etj/MONITOR

    kostot e prodhimit ulen dhe çmimet e importit
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Alarm te Gjermania para Botërorit, dëmtohet talenti i ri i Bayernit, shqetësohet Nagelsmann

    June 5, 2026

    BBC: Krijohet vaksina e parë në botë e projektuar nga inteligjenca artificiale

    June 5, 2026

    Putin refuzon takimin me Zelenskyn: Nuk shoh arsye për një takim në këtë moment

    June 5, 2026

    BE vlerëson progresin e Shqipërisë: Pas Malit të Zi, vendi i radhës drejt anëtarësimit

    June 5, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.