Site icon Informohu siç duhet

Kosovë: Drejt zgjedhjeve të reja, dështon krijimi i qeverisë

Kosovë:Drejt zgjedhjeve të reja, dështon krijimi i qeverisë

Në kuvendin e Kosovës dështoi edhe përpjekja e dytë për krijimin e qeverisë së re, pasi edhe lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti, dy javë më parë nuk arritita krijojë mazhorancën. I mandatuari i dytë i Lëvizjes Vetëvendosje për ta krijuar qeverinë e re të Kosovës, Glauk Konjufca, dështoi ta krijojë mazhorancën në parlamentin e Kosovës, duke mos siguruar shumicën e nevojshme prej 61 votash, nga 120 deputetë sa i ka parlamenti i Kosovës. Konjufca mori vetëm 56 vota për, 53 ishin kundër dhe katër abstenime. Kryetari i Kuvendit Dimal Basha, e shpalli të mbyllyr seancën. Ky ishte tentimi i dytë, pasi edhe kryetari i Vetëvendosjes Albin Kurti, dy javë më parë dështoi ta krijojë mazhorancën për krijimin e qeverisë. Në këtë situatë kur kaluan edhe afatet ligjore për krijimin e qeverisë së re që ishte 19 nëntori, sipas Kushtetutës së Kosovës, është në kompetencat e presidentes, Vjosa Osmani, të marrë vendim dhe të shpallë datën e zgjedhjeve të reja të jashtëzakonshme parlamentare.

Exit mobile version