TIRANË– Në konferencën e 27-të të Shefave të Shtabit të Përgjithshëm të Iniciativës SHBA–Karta e Adriatikut, ka folur edhe Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, i cili tha se Porto Romano është afruar si një mundësi tjetër nga Qeveria shqiptare për NATO-n.
Ndër të tjera Begaj deklaroi se rritja e buxhetit për mbrojtjen në masën 2% nuk është më pika kulminante, por një bazë e qëndrueshme për modernizimin e forcave të mbrojtjes.
Kreu i Shtetit u shpreh më tej se sfidat me të cilat përballemi janë të shumta.
“Ukraina përballet me një agresion të paprecedent, të paligjshëm dhe të paprovokuar nga Rusia, e cila është kthyer në sfidues të rregullit botëror. Në Lindjen e Mesme kemi përshkallëzim të konfliktit.“-tha Begaj.


