Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Aksident fatal në aksin Kavajë-Rrogozhinë, humb jetën një këmbësor

    Rama për ‘POLITICO’: BE gabon që ndërpret komunikimin me Rusinë

    Kuvendi nderon Rexhep Qosjen me një minutë heshtje, opozita mungon

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kosovë

    Kosova përfaqësohet për herë të parë si palë e barabartë në CEFTA

    March 8, 2025

    KOSOVË– Kosova ka qenë nikoqire e takimit të Komitetit të Përbashkët të CEFTA-s, si kryesuese e këtij mekanizmi rajonal për vitin 2025. Këtë radhë, pas Samitit të Berlinit, Kosova u përfaqësua në CEFTA si palë e barabartë, pa praninë e UNMIK-ut.

    Kosova ka qenë mikpritëse e takimit të Komitetit të Përbashkët të CEFTA-s, si kryesuese e këtij mekanizmi rajonal në vitin 2025. Ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka thënë se për herë të parë, Kosova përfaqësohet në CEFTA si palë e barabartë, pa praninë e UNMIK-ut, duke shënuar një hap të rëndësishëm drejt konsolidimit të subjektivitetit të saj ndërkombëtar dhe forcimit të rolit në proceset ekonomike rajonale.

    “Po ju ftojmë për takimin special që këtë vit kryesohet nga Kosova, për herë të parë nga institucionet dhe zëri i saj dhe pa përfaqësimin e UMNIK-ut. Përfundimisht pjesëmarrja e UNMIK është larguar në tetor të vitit të kaluar kjo vjen si rezultat i përpjekjeve të shumta dhe përkushtimin të Kosovës për të rregulluar statusin, që atëherë në takimet të komuniteteve Kosova përfaqësohet nga institucionet e saj”.

    Tutje ajo shtoi se ky është gjithashtu një vit i veçantë, pasi Kosova mban kryesinë e CEFTA-s, duke udhëhequr agjendën rajonale për lehtësimin e tregtisë dhe integrimin ekonomik.

    “Ky vit është i veçantë sepse kryesojmë procesin e CEFTA nga Kosova por edhe sepse po fillojmë një fazë të re drejtë tregut të përbashkët rajonal. Kosova ishte nikoqir i këtij takimi speciale të Komunitetet të CEFTA-s, që shënon fillimin zyrtarë të kryesimit tonë. Kosova do të ketë një kryesim aktiv me synim arritjen e zbatimit të suksesshëm të vendimit të CEFTA-së të miratuara vitin e kaluar dhe zhvillimin e mëtejshëm dhe të sigurojmë zbatimin e masave të CEFTA-së në kuadër të planit të veprimit të tregut rajonal. Kosova ka marrë katër vendim që i morëm në këtë takim special”.

    Ndërkaq, David Hudson nga Komisioni Evropian, që ishte pjesë e takimit të vendeve të CEFTA-s, tha se ky mekanizëm synon të sjell benefite te bizneset dhe konsumatorët vendorë. Ai e mirëpriti edhe dakordimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor për të ecur përpara drejt tregut të përbashkët rajonal

    “Kemi arritur disa progrese në këtë vit. Kjo është me rëndësi pasi CEFTA nuk është një marrëveshje burokrate por një marrëveshje që sjell benefite te bizneset dhe konsumatorët tonë. Mënyra e bashkëpunimit në kuadër të CEFTA-s orientohen në mënyrën e bashkëpunimit të BE-së, ku i njëjti duhet të jetë konstruktiv. Ne shpresojmë që duke integruar ekonominë rajonale dhe pastaj në atë të BE-së të dyfishohen të ardhurat për person të shteteve anëtare. Sot ka qenë shkalla e parë për të arritur këtë dhe shpresojmë që të arrihet edhe të tjera”.

    Në kuadër të kësaj ngjarjeje, janë miratuar katër vendime të rëndësishme, të cilat do të lehtësojnë tregtinë dhe do të kontribuojnë në forcimin e bashkëpunimit ekonomik mes vendeve të rajonit. Gjithashtu, janë prezantuar prioritetet e kryesimit të Kosovës, të cilat përfshijnë iniciativa kyçe për përmirësimin e mjedisit të biznesit dhe lehtësimin e zhvillimit ekonomik.

    Kosova ishte përfaqësuar në CEFTA – marrëveshjen që synon rritjen e tregtisë së mallrave dhe shërbimeve, eliminimin e barrierave tregtare mes palëve dhe tërheqjen e investimeve – përmes Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK) prej vitit 2007, kur iu bashkua asaj.

    Mirëpo, Kosova që nga tetori i vitit 2024 përfaqësohet nga institucionet e saj, pa prezencën e UNMIK. Shtetet anëtare të CEFTA-s janë Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Serbia, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi dhe Moldavia. Rumania, Bullgaria dhe Kroacia u tërhoqën nga CEFTA pas anëtarësimit të tyre në BE./MONITOR

    CEFTA kosova UNMIK
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Aksident fatal në aksin Kavajë-Rrogozhinë, humb jetën një këmbësor

    April 23, 2026

    Rama për ‘POLITICO’: BE gabon që ndërpret komunikimin me Rusinë

    April 23, 2026

    Kuvendi nderon Rexhep Qosjen me një minutë heshtje, opozita mungon

    April 23, 2026

    Trump për Iranin: Unë kam gjithë kohën e botës, por ora po ecën

    April 23, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 23 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 22 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 21 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.