Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Shqipëri-Britani, bashkëpunim i fortë kundër emigracionit të paligjshëm dhe krimit të organizuar, Hita pret zv.ambasadoren britanike

    Mateo Borri thyen heshtjen pas BBVA: Mbështetja juaj është fitorja ime më e madhe

    Dogana: Mjetet me targa të huaja deri në 6 muaj, gjoba deri në 75% për shkeljet

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kosovë

    Kosova e shpall organizatë terroriste Gardën Revolucionare Islamike të Iranit

    April 20, 2026
    Kosova e shpall organizatë terroriste Gardën Revolucionare Islamike të Iranit

    Qeveria e Kosovës e ka shpallur si organizatë terroriste Korpusin e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC), gjatë një mbledhjeje të hënën në Prishtinë.

    Kryeministri Albin Kurti tha se “përmes këtij vendimi, Kosova e forcon qëndrimin e saj në mbrojtjen e sigurisë ndërkombëtare, vlerave demokratike dhe të drejtave të njeriut”.

    “Ky është rreshtim i qartë i Kosovës përkrah aleatëve të vet strategjikë në luftën e përbashkët kundër terrorizmit”, theksoi Kurti. Ai e përshkroi IRGC-në si “strukturë që e përdor terrorizmin dhe dhunën e organizuar si instrument të politikës së jashtme, duke kontribuuar në destabilizimin rajonal dhe global”.

    Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike të Iranit është krahu ideologjik i ushtrisë së Teheranit dhe u krijua pas revolucionit të vitit 1979 për ta mbrojtur udhëheqjen klerikale.

    Garda kontrollon ose zotëron kompani në gjithë ekonominë iraniane, përfshirë sektorë strategjikë kryesorë.

    Disa vende tashmë e kanë shpallur organizatë terroriste IRGC-në, përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    Rishtazi, Bashkimi Evropian e shpalli atë si terroriste pasi Teherani i shtypi në mënyrë brutale protestat antiqeveritare në fillim të këtij viti.

    Organizatat për të drejtat e njeriut kanë thënë se mbi 6.000 njerëz u vranë gjatë protestave në Iran.

    Sipas tyre, protestuesit u vranë nga forcat e sigurisë, përfshirë Gardën Revolucionare, të cilat qëlluan drejtpërdrejt mbi protestues.

    Irani, me një popullsi prej mbi 91 milionë banorësh, nuk e njeh Kosovën si shtet dhe nuk ka marrëdhënie diplomatike zyrtare me vendin. Futja e një grupi apo organizate në listën e zezë nënkupton zakonisht ngrirje asetesh së saj në atë vend dhe regjim vizash për udhëheqësit dhe zyrtarët e saj./REL

    Garda Revolucionare iran organizate terroriste
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Shqipëri-Britani, bashkëpunim i fortë kundër emigracionit të paligjshëm dhe krimit të organizuar, Hita pret zv.ambasadoren britanike

    April 20, 2026

    Mateo Borri thyen heshtjen pas BBVA: Mbështetja juaj është fitorja ime më e madhe

    April 20, 2026

    Dogana: Mjetet me targa të huaja deri në 6 muaj, gjoba deri në 75% për shkeljet

    April 20, 2026

    Rama: Programi “Dyfisho ndërmarrjen tënde” i dedikohet vetëm bizneseve të vogla dhe të mesme, jo kompanive të mëdha

    April 20, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 20 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Mundësi të reja në horizont/ Tre shenjat e Horoskopit që do të përjetojnë ndryshime të mëdha deri në fund të Prillit

    Parashikimi i horoskopit për sot, 19 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.