Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Ministri i jashtëm iranian: Duhet të kuptojmë nëse SHBA-të e marrin vërtet seriozisht diplomacinë

    “Korriku, afati për Territorialen”, Mazniku: Nëse humbasim kohë, reforma shtyhet për në vitin 2031

    Rama ndan pamje nga ‘Temla Retreat’ në Bulqizë: Model për zhvillimin e turizmit rural

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Ekonomi

    Kosova dhe Shqipëria, ekonomitë më “kursimtare” në Rajon

    December 8, 2025

    TIRANË– Kosova dhe Shqipëria janë ekonomitë e rajonit me kursime më të larta të depozituara në sektorin bankar, në raport me madhësinë totale të ekonomisë.

    Të dhënat krahasuese nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) tregojnë se në fund të vitit 2024 depozitat bankave të shqiptarëve ishin sa 66.24% e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB).

    Ky tregues iu kthye rritjes, pas tre vitesh radhazi në rënie. Për vitin 2023, ai kishte qenë sa 61.39% e PBB-së.

    Megjithatë, raporti i depozitave ndaj PBB-së nuk ka arritur ende nivelin rekord prej 75% të vitit 2020.

    Në përgjithësi, rritja e shpejtë ekonomike në periudhën pas pandemisë nuk është ndjekur dot nga një rritje në përmasa të njëjta e depozitave.

    Një efekt të konsiderueshëm ka pasur edhe kursi i këmbimit. Më shumë se gjysma e depozitave bankare në Shqipëri janë në monedhën Euro. Edhe shtesa e depozitave në vitet e fundit ka ardhur kryesisht në monedhën europiane. Por, zhvlerësimi i Euros ndaj Lekut (më afërsisht 25% që nga vitit 2020) ka ndikuar negativisht vlerën e depozitave në valutë dhe raportin e tyre ndaj prodhimit kombëtar.

    Megjithatë, për vitin 2024 raport i depozitave ndaj PBB-së ka shënuar një përmirësim të ndjeshëm krahasuar me vitet e mëparshme, pjesërisht edhe për shkak të rritjes më të lartë të depozitave në Lekë.

    Vendi me sasinë më të madhe të kursimeve të mbajtura si depozita kundrejt PBB-së në Rajonin e Ballkanit Perëndimor tashmë është Kosova, në vlerën e 67.18% të PBB-së.

    Shqipëria renditet e dyta, me depozita sa 66.24% e PBB-së. Vijon Maqedonia e Veriut, ku depozitat kanë një vlerë sa 63.33% e PBB-së, Bosnje-Hercegovina, me 53.32%, Mali i Zi, me 52.44% dhe Serbia, me 46.82%.

    Përgjithësisht, individët në rajonin e Ballkanit Perëndimor ngelen të përkushtuar ndaj instrumenteve më tradicionale të kursimit. Kjo tendencë ka qenë mjaft e theksuar edhe te shqiptarët. Megjithëse në dekadën e fundit ka një rritje të investimit në instrumentet e borxhit të qeverisë shqiptare, në mënyrë direkte apo përmes fondeve të investimit, pjesa dërrmuese e shqiptarëve preferojnë t’i mbajnë paratë në depozita bankare.

    Vlerësohet se në fund të vitit të kaluar, depozitat bankare përbënin rreth 88% të kursimeve totale të shqiptarëve, ndërsa pjesa tjetër është e shpërndarë mes instrumenteve të boxhit të qeverisë, fondeve të investimit, atyre të pensionit dhe obligacioneve të shoqërive tregtare.

    Depozitat e publikut përbëjnë bazën e aktivitetit të ndërmjetësimit financiar në Shqipëri dhe që qenit një treg i pasur në depozita ka ndihmuar në zhvillimin e një sektori bankar të qëndrueshëm dhe të pavarur nga burimet e huaja të financimit.

    Sipas statistikave nga Banka e Shqipërisë, në fund të muajit shtator 2025 totali i depozitave në banka arriti në 1.793 trilionë lekë ose pothuajse 18.7 miliardë euro. Krahasuar me një vit më parë, depozitat u rritën me 152 miliardë lekë ose 9.3%./Monitor

    kosova Prodhimi i Brendshëm Bruto Shqiperia
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Ministri i jashtëm iranian: Duhet të kuptojmë nëse SHBA-të e marrin vërtet seriozisht diplomacinë

    April 25, 2026

    “Korriku, afati për Territorialen”, Mazniku: Nëse humbasim kohë, reforma shtyhet për në vitin 2031

    April 25, 2026

    Rama ndan pamje nga ‘Temla Retreat’ në Bulqizë: Model për zhvillimin e turizmit rural

    April 25, 2026

    Tirana-Partizani/ Si sfidë shahu ku nuk lejohen gabimet, publikohen formacionet zyrtare

    April 25, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit për sot, 24 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit 23 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 22 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.